☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.43 ▲2.38%
ARI 4,332 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,992 ▲ +1.62% ETH $2,518 ▲ +1.59% XRP $1.4011 ▲ +4.49% SOL $101.9300 ▲ +2.3%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.43 ▲2.38 % ARI 4,332 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Sporti

“Hapet thesi” në Vlorë, 200 milionë lekë për mbijetesën! Ndaj Partizanit mbetet surprizë

Fitorja ndaj Dinamos nuk solli vetëm tri pikë “të arta” për Flamurtarin, por riktheu edhe qetësinë në kampin kuqezi. Suksesi në këtë përballje ka shërbyer si një injeksion i fortë motivimi për skuadrën vlonjate, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur të shpërblejnë menjëherë futbollistët për paraqitjen në fushë. Burime pranë klubit bëjnë me dije për […]

Fitorja ndaj Dinamos nuk solli vetëm tri pikë “të arta” për Flamurtarin, por riktheu edhe qetësinë në kampin kuqezi. Suksesi në këtë përballje ka shërbyer si një injeksion i fortë motivimi për skuadrën vlonjate, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur të shpërblejnë menjëherë futbollistët për paraqitjen në fushë.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se lojtarët janë shpërblyer me një shumë të konsiderueshme financiare, që kap shifrën rreth 50 milionë lekëve për fitoren ndaj Dinamos. Një politikë e tillë shpërblimesh duket se është kthyer tashmë në një strategji të qartë të presidencës, e cila synon të mbajë skuadrën të karikuar maksimalisht në fazën vendimtare të sezonit.

Presidenti Sinan Idrizi nuk është ndalur vetëm te kjo sfidë, pasi premio janë shpërndarë edhe për triumfin ndaj Egnatias. Interesant është fakti se shpërndarja e shpërblimeve është bërë nga djali i tij, Ensar Idrizi, i cili ka qenë pranë skuadrës duke ndarë me lojtarët momentet e suksesit. Por surprizat nuk mbarojnë këtu.

Në ambientet e klubit flitet se do të ketë shpërblime të tjera edhe për ndeshjet e ardhshme, përfshirë përballjen me Partizanin, ku “koka” e të kuqve mbetet një objektiv i rëndësishëm. Shuma konkrete mbetet ende surprizë, por një gjë është e qartë, çdo fitore do të ketë premio të dedikuar.

Kulmi i shpërblimeve pritet të vijë në fund të sezonit. Nëse Flamurtari arrin objektivin madhor, mbijetesën në elitë, atëherë presidenti Idrizi ka planifikuar një superpremio prej 200 milionë lekësh për skuadrën. Një shumë që konfirmon ambicien dhe besimin te potenciali i ekipit.

FESTË DHE MBLEDHJE

Festë në dhomat e zhveshjes, por edhe analizë teknike. Pas vërshëllimës finale ndaj Dinamos, atmosfera ka qenë elektrizuese. Lojtarët dhe stafi kanë festuar së bashku, ndërsa mes tyre është bashkuar edhe Ensar Idrizi. Nuk kanë munguar brohoritjet, fotografitë e përbashkëta dhe një moment i veçantë solidariteti, ku skuadra ka pozuar me fanellën e Todor Todoroskit, i cili për shkak të një dëmtimi të rëndë ka mbyllur sezonin.

Paralelisht me festën, presidenti Sinan Idrizi ka zhvilluar një mbledhje me bashkëpunëtorët e tij, ku është analizuar në detaje paraqitja e skuadrës. Konkluzioni ka qenë pozitiv, Flamurtari ka potencial dhe cilësi për të vijuar me rezultate pozitive në javët e mbetura dhe për të siguruar qëndrimin në Superiore. Në këtë klimë motivimi dhe shpërblimesh të majme, gjithçka mbetet tashmë në këmbët e futbollistëve të Flamurtarit, të cilët duhet të justifikojnë besimin e drejtuesve në fushën e lojës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.