☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 70.09 ▼2.54%
ARI 4,045 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,330 ▼ -2.27% ETH $1,574 ▼ -4.72% XRP $1.0412 ▼ -3.83% SOL $69.9600 ▲ +1.27%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.09 ▼2.54 % ARI 4,045 ▼0.07 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 70.09 ▼2.54 % ARI 4,045 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Hapet thirrja e tretë për grante në informatikë, tekstile, turizëm dhe  agro-përpunim

Sipërmarrësit në sektorë si turizmi, informatika, zejtaria, tekstilet, agro-përpunimi por jo vetëm mund të aplikojnë për grante në mbështetje te ideve të tyre falë projektit ProSEED. Ky i fundit është një bashkëpunim midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ. Programi financohet nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Në një njoftim të fundit Ministria e Financës dhe Ekonomisë bëri me dije se thirrja e tretë për këtë grant hapet nga data 1 nëntor deri në 30 nëntor.  “Objektivi i përgjithshëm i programit ProSEED është të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, të nxisë punësimin, arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri, duke i dhënë shtysë punësimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe vetëpunësimit, veçanërisht për të rinjtë e kualifikuar, në tregun shqiptar të punës.

Projekti është parashikuar te zgjasë 2 vite dhe do të mundësojë për fituesit shpërndarjen e  rreth 110 granteve. Plani i biznesit fitues, do të përzgjidhet nga një komision vlerësues profesional dhe i paanshëm. Grantet do të kalojnë përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe do t’u shpërndahen sipërmarrësve te rinj dhe atyre ekzistues. Fushat kryesore që mbulon Skema IDEA- Grant janë informatika, tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, por jo vetëm.

Skema IDEA-Grant ofron subvencionim për kosto që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së kostove. Kjo nënkupton se granti nuk financon gjithë kostot, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit.

Njësia e Zbatimit te projektit PIU- ProSEEED njofton të gjitha bizneset ekzistuese dhe start-up se kanë filluar aplikimet për Skemën e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës. Thirrja e tretë për propozim hapet në datë 01.11.2018 do të mbetet e hapur deri në datë 30.11.2018” vlerëson Ministria e Financave në njoftimin e saj. Lidhur me kriteret e aplikimit dhe detajet e tjera rreth projektit kjo ministri ka publikuar edhe rregulloren, modelin e plan biznesit që duhet të paraqesin sipërmarrësit, formulari i vetëdekalrimit dhe ai i aplikimit.

Në thirrjen e parë që u hap në gusht dhe që shënoi edhe ngritjen e siparit për projektin u paraqitën 53 aplikues të cilët dorëzuan dokumentacion të plotë dhe të rregullt brenda afatit dhe kaluan për vlerësim në Komisionin e Vlerësimit të Granteve (IGAC). Komisioni shpalli 8 fitues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.