🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,713 ▲0.27%
DOW 53,612 ▲0.5%
NASDAQ 26,223 ▼0.26%
NAFTA 84.75 ▲0.82%
ARI 4,535 ▲2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $65,342 ▲ +0.71% ETH $1,936 ▲ +1.19% XRP $1.0170 ▲ +1.35% SOL $78.5200 ▲ +2.16%
S&P 500 7,713 ▲0.27 % DOW 53,612 ▲0.5 % NASDAQ 26,223 ▼0.26 % NAFTA 84.75 ▲0.82 % ARI 4,535 ▲2.58 % S&P 500 7,713 ▲0.27 % DOW 53,612 ▲0.5 % NASDAQ 26,223 ▼0.26 % NAFTA 84.75 ▲0.82 % ARI 4,535 ▲2.58 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haradinaj: Mbyllja e qumështores “Vita” është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas mbylljes së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të rëndë ndaj prodhimit vendor, fermerëve dhe ekonomisë së vendit.

Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë në detyrë se, sipas tij, ka ndikuar në mbylljen e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj të qumështit në Kosovë.

“Goditja ndaj qumështores ‘Vita’ është goditje ndaj prodhimit vendor, ndaj fermerit të Kosovës dhe ndaj çdo familjeje që jeton nga puna e ndershme. Mbyllja e njërit prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë, me direktiva të Qeverisë në detyrë, nuk është vetëm sulm ndaj një kompanie. Është goditje ndaj mijëra fermerëve që e dorëzojnë qumështin e tyre çdo ditë, ndaj qindra punëtorëve që sigurojnë bukën e familjeve të tyre dhe ndaj gjithë ekonomisë së vendit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj prodhuesve vendorë, duke thënë se, në vend të mbështetjes, ato po krijojnë pasiguri për bizneset.

“Në vend që t’i mbështesë prodhuesit vendorë, pushteti po i pengon, po i godet dhe po krijon pasiguri për investimet e tyre”, është shprehur ai.

Haradinaj ka theksuar se zhvillimi i vendit duhet të mbështetet në forcimin e prodhimit vendor dhe krijimin e vendeve të punës.

“Kosova nuk ndërtohet duke mbyllur fabrika. Kosova ndërtohet duke mbrojtur prodhimin vendor, duke përkrahur fermerin, punëtorin dhe sipërmarrësin që investon e krijon vende pune”, ka thënë ai.

Në fund, ish-kryetari i AAK-së u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndalin, siç e ka quajtur ai, çdo vendim arbitrar që rrezikon prodhimin vendor dhe mirëqenien e mijëra familjeve kosovare./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.