🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.36 ▲1.97%
ARI 3,915 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,102 ▼ -1.02% ETH $2,266 ▼ -0.89% XRP $1.2571 ▲ +0.54% SOL $92.4700 ▼ -1.62%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.36 ▲1.97 % ARI 3,915 ▼1.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.36 ▲1.97 % ARI 3,915 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Harta e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket!

Lufta me zjarret po vijon në të gjithë vendin, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se “gjatë ditës së sotme janë ndjekur 9 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë”.

Sipas ministrisë, ndërhyrja e koordinuar e strukturave operacionale nga toka dhe ajri ka bërë që situata të përmirësohet ndjeshëm dhe aktualisht nuk raportohet asnjë rrezik për komunitetet apo zonat e banuara.

-Në zonën e Dajtit, zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave të MZSH-së, Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe mbështetjes nga helikopteri i Forcës Ajrore. Zona vijon të monitorohet, ndërsa edhe vatra në Priskë është shuar plotësisht.

-Në Çikallesh të bashkisë Kavajë, ndërhyrja e zjarrfikësve nga Kavaja, Kamza dhe Rrogozhina, e mbështetur nga avioni “Air Tractor”, ka mundësuar izolimin e plotë të zjarrit.

-Ndërkohë, në Riban, Ngraçan dhe Panahor në bashkinë Mallakastër, flakët janë izoluar në të gjithë perimetrin dhe zonat vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje.

Situata në Plan të Bardhë, bashkia Klos, ishte ndër më problematiket për shkak të përhapjes së zjarrit nga era dhe rrezikut për banesa e infrastrukturën elektrike.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, Policisë së Shtetit, strukturave vendore, vullnetarëve dhe 25 efektivëve të Forcave të Armatosura, situata është vënë nën kontroll.

Gjithashtu janë shuar plotësisht vatrat në Kostren 2, bashkia Berat, dhe në Uruç, bashkia Peqin. Në Alikomemaj të bashkisë Memaliaj vijon ndërhyrja për një vatër zjarri në një sipërfaqe me pisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.