⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës.

E kjo date, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit.

“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu, në orët e vona të së martës në Prizren.

Ajo bëri me dije se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë mjaftë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.

“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.

Ajo mohoi të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes Kurtit e Lumir Abxhixhikut për formimi të institucioneve, përfshirë çështjen e presidentit.

“Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që të të bënim publike. Në takim ka qenë Kryeministri Kurti dhe Ministri I Financave z. Murati, dhe në anën tjetër Zoti Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, tha Haxhiu. /KP/Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.