☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.72%
DOW 52,847 ▼1.15%
NASDAQ 26,031 ▼1.14%
NAFTA 86.49 ▲2.49%
ARI 4,577 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,555 ▲ +6.55% ETH $2,328 ▲ +11.79% XRP $1.2721 ▲ +20.34% SOL $87.0700 ▲ +7.02%
S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,847 ▼1.15 % NASDAQ 26,031 ▼1.14 % NAFTA 86.49 ▲2.49 % ARI 4,577 ▲0.71 % S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,847 ▼1.15 % NASDAQ 26,031 ▼1.14 % NAFTA 86.49 ▲2.49 % ARI 4,577 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

Haziri del me sqarim për deklaratën e tij: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për president

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dalë me një sqarim publik lidhur me interesimin e opinionit për qëndrimet e partisë rreth zhvillimeve politike dhe procesit paszgjedhor.

Haziri ka theksuar se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar sa i përket nominimit për president.

“Asgjë s’ka ndryshu. Nominimi për presidente i Vjosa Osmani mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”, ka deklaruar Haziri.

Ai shtoi se në kuadër të debatit paszgjedhor ka paraqitur vetëm parime gjithëpërfshirëse dhe modalitete për bashkëpunim të mundshëm politik, me qëllim të krijimit të stabilitetit institucional.

“Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional”, ka thënë ai.

Haziri ka potencuar gjithashtu se kryetari i partisë mbetet adresa kryesore për proceset e ardhshme politike.

“Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.

Në fund, Haziri ka theksuar se çdo kërkesë politike do të trajtohet brenda strukturave të partisë, duke shtuar se demokracia nënkupton liri dhe pavarësi të Republikës.

“Kauza ‘një parti, një shtet’ është kauzë e humbur. Askush mbi Republikën!”, ka thënë Haziri.

Sqarimi i tij vjen pas një deklratate të dhënë në REL, ku Haziri theksoi se LDK po kërkon postin e presidentit në kuadër të negociatave politike, ku si emra të mundshëm ka përmendur kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku dhe vetën.

“Në rast se ky emër është Lumiri Abdixhiku, kryetar i partisë ose emri im, atëherë mund të unifikohemi. Lumirit i bie të jetë i pari, sipas detyrës zyrtare, sepse është kryetar. Pas Lumirit, konsensus më të madh brenda LDK-së kam unë”, theksoi Haziri më herët. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.