☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.1% ETH $2,231 ▼ -0.21% XRP $1.1547 ▼ -0.65% SOL $89.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

15 maj 2026 – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk i ka dorëzuar ende rezutaltet Prokurorisë së Tiranës, përsa i përket konstatimeve për helmimin e studentëve të policisë.

Siç raportohet, prokuroria i ka përcjellë AKU-së edhe një kërkesë të mëparshme për të cilën nuk ka marrë përgjigjje.

Grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve.

Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nësë ka pasur kontrolle të tjera dhe cilat kanë qenë rezutltatet. Po ashtu prokuroria është në pritje edhe të akt-ekspertizës zyrtare nga Mjekësia Ligjore për helmimin e studentëve.

Ditën e djeshme, 14 maj, AKU njoftoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë ka ardhur nga konsumimi i makaronave të cilat rezultuan me esheria koli  (Escherichia coli ) dhe stafilokok. Ky ishte rezultati i analizave të dala nga mostrat e marra pranë kuzhinës së Akademisë në Sauk.

“Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se 8 mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk”, thuhej në njoftim.

Për këto gjetje, AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës si dhe ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL.

Kujtojmë se 56 studentë përfunduan në repartin Infektiv të QSUT-së nga helmimi i ushqimit te kontaminuar. Pas hetimeve të kryera nga policia u arrestua një 52-vjecar me detyrë kuzhinier dhe një 23-vjeçare teknologe në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqimin. Në kërkim u shpall administratorja e kompanisë ndërsa një tjetër teknologe do të hetohet në gjendje të lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.