☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,540 ▼ -1.97% ETH $1,631 ▼ -2.13% XRP $1.1215 ▼ -2.79% SOL $64.6300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Hetim për zgjedhjet, prokuroria hap dosjen për 3014 punësime në fushatë

Pas kallëzimit të ish-zëvendës kryeministres teknike Ledina Mandia, se qindra persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve.

 Burime të sigurta i thane se dosja mban numrin 7.564 dhe hetimi konsiderohet i hapur në datën 22 shtator 2017.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, që janë pjesë e task forcës, shtojnë se ka bindje që zyrtarë të administratës kanë konsumuar këto dy vepra penale jo vetëm në përfundim të këqyrjes së raportit të dorëzuar nga Mandia, por edhe të disa përgjigjeve të depozituara me kërkesë të prokurorisë nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

Ndërsa ish-zëvendës kryeministrja Mandia, kryesuesja e taks forcës ministrore, denoncoi në prokurori se gjatë fushatës zgjedhore ishin kryer 3.600 lëvizje në administratën shtetërore, nëse shkresën që Top Channel diponon Drejtoria e Tatimeve i përgjigjet Prokurorisë së Tiranës duke konfirmuar këtë kallëzim.

Prokuroria thotë se nga data 25 maj 2017 deri në 22 qershor 2017 rezulton: “Sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rezultuar se për periudhën e kërkuar, me anë të email-it janë punësuar rishtaz, apo larguar nga puna një numër prej 3.014 personash, duke rënë ndesh me nenin 88, pika 3 e Kodit Zgjedhor”.

Për këtë arsye, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha dhe shefja e njësisë task forcë Deniona Katro u ka dërguar të gjitha drejtorive një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Prokuroria kërkon gjithashtu dosjen personale të këtyre punonjësve dhe praktikën e ndjekur, ndërsa paralajmëron se drejtoritë duhet të përgjigjen brenda afatit të 10 ditëve, pasi çdo vonesë sjell zvarritje të hetimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.