⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

Eksperti i Ekonomisë Ergis Sefa, ishte i ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj mbrëmjen e kësaj të enjteje.

I pyetur për protestën e qytetarëve në muajin e dytë, Sefa u shpreh se duket sikur ajo po shuhet dhe se persona jo të duhur po tentojnë ta marrin drejtimin e saj.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e shikoni protestën në muajin e dytë?

Sefa: Mua më vjen keq që gjithë ajo energji dhe gjithë ai vullnet popullor që u shpreh në muajt e parë më duket sikur po shuhet dhe sikur hijenat po tentojnë ta çojnë në drejtimin e tyre. Unë personalisht e gjej gjithnjë e më pak veten sepse shoh që kanë një serë kërkesash dhe idesh që për mua dalin përtej asaj për të cilën unë u ngrita në protestë. Unë u ngrita për transparencën, për miradministrimin e pronës publike dhe mirëqeverisjen e vendit në përgjithësi. Por kur shoh disa orientime që mua më habisin, që në momentin kur u bë tentative për të bllokuar aeroportin e Rinasit, për mua në aspektin ekonomik ishte një dëm ndaj vendit, që do ta vuajmë të gjithë ne. Sepse po bllokove një venë, i gjithë trupi paralizohet.

Borakaj: Po review-t negative ndaj bizneseve?

Sefa: Edhe kjo është pika e dytë që mua mu duk absurd. Nëse ti nuk je dakord me qëndrimin e pronarit të biznesit, mund të mos blesh produketet e atij biznesit, je i lire. Por që qëllimisht të kesh një tentetativë të demit ndaj një biznesi, mua mu duk jo vetëm e tepërt por dëm ndaj gjithë ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.