🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,375 ▲0.29%
DOW 51,281 ▼0.47%
NASDAQ 24,569 ▲1.04%
NAFTA 90.84 ▲0.35%
ARI 4,074 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,870 ▼ -0.48% ETH $2,230 ▼ -0.85% XRP $1.1738 ▼ -4.89% SOL $89.9200 ▼ -0.31%
S&P 500 7,375 ▲0.29 % DOW 51,281 ▼0.47 % NASDAQ 24,569 ▲1.04 % NAFTA 90.84 ▲0.35 % ARI 4,074 ▼0.95 % S&P 500 7,375 ▲0.29 % DOW 51,281 ▼0.47 % NASDAQ 24,569 ▲1.04 % NAFTA 90.84 ▲0.35 % ARI 4,074 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Historia tragjike në Itali/ Artisti që la Shqipërinë për një jetë më të mirë, kush ishte biznesmeni shqiptar që humbi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 61-vjeçari shqiptar Bashkim Rushani, të cilit i ka mbi trup një portë e rëndë metalike gjatë kohës që po kryente punime në një pronë private në qytetin e Casarano, në provincën e Leçes.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e 4 nëntorit, në zonën Contrada Spagnolo. Sipas mediave italiane, Rushani, pronar i një kompanie ndërtimi, ishte duke punuar për riparimin e disa shtyllave që mbanin një portë rrëshqitëse, kur struktura u shkëput papritur dhe e zuri poshtë.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, 61-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu karabinierët dhe inspektorët e sigurisë në punë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Por përtej aktivitetit të tij si sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Bashkim Rushani ishte edhe një artist i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai ushtronte pasionin për pikturën dhe skulpturën bashkëkohore, duke marrë pjesë në kurse dhe ekspozita artistike.

Historia e tij lidhet me valën e emigrimit shqiptar drejt Italisë në fillim të viteve ’90. Rushani ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1992, me një prej anijeve që transportonin emigrantë drejt brigjeve italiane, në kërkim të një jete më të mirë, informon media italiane.

Fillimisht u vendos në Casarano, ku ndërtoi jetën e tij dhe u integrua në komunitetin vendas. Pas disa vitesh fitoi edhe shtetësinë italiane. Për rreth 30 vite ai punoi në sektorin e ndërtimit, ndërsa paralelisht vijoi të merrej me artin, pasion të cilin nuk e braktisi asnjëherë.

Miqtë dhe të njohurit e tij në Itali e kanë kujtuar si një njeri të mirë dhe një artist të talentuar.

“Jam i tronditur. U njohëm në vitin 1998 dhe na bashkonte pasioni për artin. Kishte një krijimtari të jashtëzakonshme, ishte një artist i gjithanshëm. Humbëm një njeri të mrekullueshëm”, është shprehur miku i tij, avokati Giovanni Bellisario, raporton TCH.

Ndërkohë, prokuroria e Leçes ka nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia ndaj personave të panjohur, për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e portës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.