🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.58 ▲2.5%
ARI 4,115 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,262 ▼ -0.79% ETH $2,429 ▼ -0.74% XRP $1.3412 ▲ +0.28% SOL $104.5300 ▼ -1.74%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.58 ▲2.5 % ARI 4,115 ▼0.84 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.58 ▲2.5 % ARI 4,115 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Hoxha takon kryeparlamentaren e Kosovës Albulena Haxhiu: Raportet mes dy vendeve, më të forta se kurrë më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha në vizitën e tij të parë në Kosovë ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve janë sot më të forta dhe më të konsoliduara se kurrë më parë.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hoxha bëri të ditur detajet e takimit të parë që zhvilloi në Prishtinë me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës dhe Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sipas tij, mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësojnë nivelin më të lartë të institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve tona.

“Bashkëndamë vlerësimin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë sot më të forta dhe më të konsoliduara se kurrë më parë, të mbështetura mbi partneritetin tonë strategjik, vizionin e përbashkët euroatlantik dhe lidhjet e pandashme mes dy vendeve tona. Vlerësuam se mbledhjet e përbashkëta të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës përfaqësojnë nivelin më të lartë të institucionalizimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve tona.

Ramë dakord mbi nevojën për ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të këtij mekanizmi, si një instrument i rëndësishëm për afrimin e politikave, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e interesave tona të përbashkëta”, shkruan Hoxha.

Ai i uroi asaj suksese në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka në garantimin e funksionimit normal të institucioneve dhe respektimin e standardeve demokratike.

Gjatë bisedës, të dy palët vlerësuan se marrëdhëniet dypalëshe bazohen mbi një partneritet strategjik të fortë, një vizion të përbashkët euroatlantik dhe lidhje të pandashme midis dy vendeve.

Hoxha shtoi më tej se Shqipëria mbështet Kosovën në afirmimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

“Rikonfirmova se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj të gjithanshme për Kosovën, përfshirë në afirmimin dhe konsolidimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në mbështetje të Kosovës, sepse një Kosovë më e fortë, më e integruar dhe më e afirmuar ndërkombëtarisht është në interes të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të gjithë rajonit”, thekson ai.

📍Prishtinë — Në vizitën e parë në Kosovë, pata një takim shumë të ngrohtë dhe përmbajtësor me Kryetaren e Kuvendit dhe Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu. 🇦🇱🇽🇰I urova suksese në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe rolin e… pic.twitter.com/A0z7kerID8

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.