Të shtëna me armë në Durrës pas konfliktit mes dy personave, policia zbardh dinamikën e ngjarjes
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjn e djeshme në lagjen nr. 6 në Durrës. Policia njofton se të shtënat në ajër kanë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll. ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave”, njofton policia.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.