Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i parë për rrahjen e punëtorëve të Higjienës Komunale në Shkup
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, njoftoi se është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punëtorëve të Higjienës Komunale në Shkup, një i mitur me inicialet N.K., ndërsa hetimi për personat e tjerë vazhdon.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar se është identifikuar dhe privuar nga liria i dyshuari i parë për sulmin ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup, i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit, siç njofton Alsat.
Sipas njoftimit të Isenit, bëhet fjalë për një person të mitur me inicialet N.K., ndërsa në lidhje me rastin është ftuar edhe babai i tij, Boris Kondarko.
Iseni theksoi se veprimi policor dha rezultat konkret në kohë rekord, duke çuar në identifikimin dhe privimin nga liria të të dyshuarit të parë për sulmin ndaj dy punonjësve.
Hetimi, siç bëri të ditur zv/ministri, vazhdon intensivisht për identifikimin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Sipas tij, ka prova të mjaftueshme dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Siç premtova, ky rast nuk do të mbetet pa epilog. Përgjegjësi do të ketë për secilin që ka marrë pjesë në këtë sulm. Askush nuk është mbi ligjin!”, shkruan Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.