☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

IKD nis nismën për ndryshimin e Kodit Penal, duhen 10 mijë nënshkrime për ta çuar në Kuvend

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që synon ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për procedimin e kësaj nisme në Kuvend nevojiten së paku 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Naim Jakaj, tha se nisma përmban dy propozime konkrete: që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të parashikohet si vepër penale dhe që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore të sanksionohet gjithashtu si vepër penale.

Sipas Jakajt, këto ndryshime synojnë forcimin e llogaridhënies, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit.

Ai tha se qytetarët meritojnë politika sociale të qëndrueshme dhe të bazuara në ligj, por shprehu shqetësimin për ndarjen e mjeteve publike pak para zgjedhjeve.

“Paraja publike është e qytetarëve. Ajo duhet të përdoret për interes publik, jo për interesa partiake apo elektorale. Pikërisht për këtë arsye propozojmë që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral të sanksionohet si vepër penale”, deklaroi Jakaj.

Duke folur për propozimin e dytë, ai tha se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese cenon autoritetin e Kushtetutës dhe minon sundimin e ligjit.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme. Kur ato nuk zbatohen, nuk cenohet vetëm një aktgjykim, por autoriteti i Kushtetutës”, u shpreh Jakaj.

Ai theksoi se nisma nuk është e drejtuar kundër ndonjë partie politike apo individi, por ka për qëllim forcimin e shtetit të së drejtës dhe integritetit zgjedhor.

Sipas procedurës ligjore, pas mbledhjes së të paktën 10 mijë nënshkrimeve, nisma do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës. Nënshkrimet do të verifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa më pas propozimi do t’i nënshtrohet shqyrtimit në Komisionin për Legjislacion dhe votimit në Kuvend. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.