☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,328 ▼ -0.97% ETH $2,243 ▲ +0.56% XRP $1.2456 ▼ -0.34% SOL $95.6900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ilir Nallbani pas kampit U15 me talentet e Diasporës: Futbollistët treguan disiplinë dhe cilësi





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 10, 2026

Ilir Nallbani pas kampit U15 me talentet e Diasporës: Futbollistët treguan disiplinë dhe cilësi


Ka përfunduar me sukses kampi treditor i Kombëtares U15 të Kosovës me talentet e Diasporës, i organizuar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Gjatë tri ditëve të grumbullimit, 30 futbollistë të gjeneratës 2012, që aktivizohen në klube të ndryshme jashtë vendit, patën mundësinë të shfaqin potencialin e tyre dhe të punojnë nën drejtimin e përzgjedhësit Ilir Nallbani dhe stafit teknik.
Përmes seancave intensive stërvitore dhe ndeshjeve testuese, stafi teknik analizoi nga afër cilësitë individuale të secilit futbollist, në kuadër të procesit të identifikimit dhe zhvillimit të talenteve për ekipet kombëtare të Kosovës.
Në përfundim të kampit, përzgjedhësi Ilir Nallbani u shpreh i kënaqur me atë që treguan futbollistët gjatë këtyre tri ditëve.
“Kjo ishte dita e fundit e kampit treditor. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve që kanë ardhur nga Diaspora. Tashmë i kemi të gjithë në mbikëqyrje dhe do të vazhdojmë t’i përcjellim edhe në vazhdimësi, para grumbullimit të ardhshëm që do ta kemi në muajin gusht. Jemi shumë të kënaqur me disiplinën, angazhimin dhe performancën që kanë treguar. Mesazhi im për ta është të vazhdojnë të punojnë fort në klubet e tyre, në mënyrë që në të ardhmen t’i shërbejnë sa më mirë Kombëtares së Kosovës dhe të kenë një karrierë sa më të suksesshme sportive”, theksoi Nallbani.
Përshtypjet e tyre i ndanë edhe dy prej futbollistëve pjesëmarrës në kamp. Real Jahiu e cilësoi grumbullimin si një përvojë shumë pozitive. “Kanë qenë tri ditë shumë të mira. Kam kaluar shumë mirë, trajnerët kanë qenë shumë të mirë, po ashtu edhe bashkëlojtarët. Shpresoj që në të ardhmen të kem mundësinë të luaj për Kombëtaren e Kosovës”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Elvin Zylfiu tha se realizoi një ëndërr duke qenë pjesë e këtij kampi. “Kam kaluar shumë mirë gjatë këtyre tri ditëve dhe kam krijuar shokë të rinj. Gjithmonë kam dashur të luaj për Kosovën dhe jam shumë i lumtur që pata këtë mundësi”, tha Zylfiu.
Kampi me talentet e Diasporës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës për identifikimin dhe përfshirjen e tyre sa më të hershme në programet e ekipeve kombëtare të grupmoshave.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.