☁️
Tiranë 20°C · Vranët 21 May 2026
S&P 500 7,445 ▲0.16%
DOW 50,305 ▲0.59%
NASDAQ 26,291 ▲0.08%
NAFTA 96.63 ▼1.66%
ARI 4,546 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,537 ▲ +0.12% ETH $2,131 ▼ -0.07% XRP $1.3731 ▲ +0.27% SOL $87.2100 ▲ +1.66%
S&P 500 7,445 ▲0.16 % DOW 50,305 ▲0.59 % NASDAQ 26,291 ▲0.08 % NAFTA 96.63 ▼1.66 % ARI 4,546 ▲0.24 % S&P 500 7,445 ▲0.16 % DOW 50,305 ▲0.59 % NASDAQ 26,291 ▲0.08 % NAFTA 96.63 ▼1.66 % ARI 4,546 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Kronika

INSTAT: Hidrocentralet prodhuan 3650 gigavat energji këtë vit, rreth 40% u eksportua

Tremujori i parë i vitit 2026 ka rezultuar pozitiv për sektorin energjetik në vend. Për shkak të reshjeve të stinës, prodhimi u rrit rreth 65%.

Rritja e ndjeshme e prodhimit vendas të energjisë elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit 2026 ka kthyer Shqipërinë në një eksportues neto të energjisë, duke ulur ndjeshëm nevojën për importe dhe duke rritur volumin e energjisë së shitur jashtë vendit. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike arriti në 3650 GWh në tremujorin e parë të këtij viti, nga 2230 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke regjistruar rritje 63%.

Sipas bilancit të energjisë elektrike, rritja është mbështetur kryesisht nga hidrocentralet publike. Hidrocentralet publike prodhuan 1670 GWh, me një rritje 63%, ndërsa prodhuesit privatë dhe koncesionarë arritën në 1730 GWh, ose 67% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, prodhimi nga burime të tjera të rinovueshme, kryesisht fotovoltaikë, u rrit me 44%, duke arritur në 255 GWh.

Rritja e prodhimit vendas ka ndryshuar ndjeshëm edhe balancën tregtare të energjisë. Importet e energjisë elektrike ranë me 57%, duke zbritur në vetëm 327 GWh, nga 767 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025. Në të kundërt, eksportet u dyfishuan, duke arritur në 1500 GWh, ose 105% më shumë se një vit më parë.

Si rezultat, shkëmbimi neto i energjisë rezultoi pozitiv me 1180 GWh, çka do të thotë se Shqipëria eksportoi shumë më tepër energji sesa importoi gjatë tre muajve të parë të vitit.

Edhe konsumi i energjisë në vend ka vijuar të rritet. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët arriti në 1950 GWh, me rritje prej 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konsumi familjar u rrit me 9%, ndërsa ai i bizneseve dhe kategorive jofamiljare me 10%, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën më të lartë për energji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.