☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,799 ▼0.1%
DOW 51,657 ▼0.37%
NASDAQ 27,194 ▼0.19%
NAFTA 94.41 ▲0.71%
ARI 4,176 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,260 ▲ +0.81% ETH $2,509 ▼ -0.34% XRP $1.3700 ▲ +0.43% SOL $107.4300 ▼ -0.5%
S&P 500 7,799 ▼0.1 % DOW 51,657 ▼0.37 % NASDAQ 27,194 ▼0.19 % NAFTA 94.41 ▲0.71 % ARI 4,176 ▼0.35 % S&P 500 7,799 ▼0.1 % DOW 51,657 ▼0.37 % NASDAQ 27,194 ▼0.19 % NAFTA 94.41 ▲0.71 % ARI 4,176 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE, Rama flet për RTSH-në: Brenda këtij viti synojmë të mbyllim sa më shumë kapituj

Në një prononcim për gazetaren e Radio Televizionit Shqiptar, Denada Shkodrani, nga Qendra Evropiane e Konventave në Luksemburg për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama vlerësoi ecurinë e procesit të integrimit në BE dhe nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë për të përmbushur të gjitha detyrimet brenda afateve të caktuara.

Sipas kryeministrit Edi Rama, planet janë ambicioze dhe brenda këtij viti Shqipëria synon të mbyllë sa më shumë kapituj.

“U kthyem për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam kryer disa takime inkurajuese për çfarë vjen më pas. Pra, planet janë ambicioze. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj. Dhe jam absolutisht i bindur që sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap plotësisht në përputhje me afatet,” – u shpreh për mikrofonin e RTSH-së, kryeministri Rama.

I pyetur nga gazetarja Denada Shkodrani se sa kapituj pritet të mbyllen deri në fund të këtij viti, kreu i qeverisë nuk dha shifra por theksoi se ritmi i punës mbetet i lartë.

“Po, nuk do të thosha shifra, thjesht po them që sot do të mbyllim edhe një tjetër kapitull, që bën katër gjithsej. Dhe ka mbetur së paku edhe dyfish që pritet të jetë shifra për këtë vit, të paktën për këtë vit. Por le të shohim,” deklaroi më tej Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.