☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.88 ▼0.88%
ARI 4,042 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,852 ▼ -1.42% ETH $2,308 ▼ -2.08% XRP $1.2888 ▼ -2.84% SOL $99.8000 ▼ -2.29%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▼0.88 % ARI 4,042 ▼0.25 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.88 ▼0.88 % ARI 4,042 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Interes për minoritetin bullgar dhe mundësi për investime në Kukës

Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova viziton qytetin verior

Minoriteti bullgar në Kukës por edhe mundësitë për investime në këto zona ishin në qendër të vizitës së  Zëvendëspresidentes së Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova në qytetin verior.

Vizita e Iotovës në Kukës vjen menjëherë pas miratimit te ligjit për Pakicat Kombëtare ku u vendos edhe njohja e bullgarëve si minoritet, pasi në Kukës janë nëntë fshatra (zona e Gorës) të cilat klasifikohen si minoritete bullgare.

Kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu priti sot në një takim të veçantë Zëvendëspresidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova. Biseda u përqëndrua në politikat sociale, respektimin e të drejtave të minoritetit, por edhe në mundësinë për investime në këto zona.

Kryetari Shehu garantoi zv.Presidenten Iotova se banorët e zonës së Gorës, ndër vite kanë dhënë kontribut të veçantë në Kukës, si në fushën e kulturës, arsimit, mjekësisë etj. “Kukësi është vend i hapur, vend tolerant. Nuk ka paragjykime apo diskriminim mes komuniteteve, banorët trajtohen të gjithë njësoj; kjo e bën të veçantë Kukësin por edhe Shqipërinë”, tha ndër të tjera Kryebashkiaku Shehu.

Duke u ndalur tek mundësia për investime, kryetari Shehu u shpreh i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunim. ”Mirëpresim çdo lloj inisiative të shtetit bullgar. I kemi projektet dhe jemi të gatshëm edhe për bashkëfinancim. Interesi im është t’u shërbej banorëve në çdo lloj forme”, u shpreh kryebashkiaku Shehu.

Gjithashtu, gjatë takimit kryetari Shehu shprehu edhe mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu besimin se gjatë Presidencës së ardhshme bullgare të BE-së, Shqipëria do të mund të çelë negociatat e anëtarësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.