Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 90.45 ▼4.87%
ARI 4,748 ▲1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,054 ▼ -1.56% ETH $2,333 ▼ -3.12% XRP $1.4139 ▼ -2.4% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 90.45 ▼4.87 % ARI 4,748 ▲1.15 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 90.45 ▼4.87 % ARI 4,748 ▲1.15 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Politika

Interpelanca/ Bozdo: Shqipëria pa rezervë sigurie nafte. Karakaçi: Nuk ka rrezik për furnizimin

Debate për rezervat strategjike të naftës janë zhvilluar në Kuvend gjatë interpelancës me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuar nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat Eno Bozdo ngriti shqetësimin për mungesën e rezervës së sigurisë së naftës në Shqipëri, duke e cilësuar situatën një problem serioz të sigurisë kombëtare dhe një shkelje të detyrimeve ndaj Bashkimit Europian.

“Shqipëria sot nuk zotëron asnjë gram naftë të rezervës së sigurisë, jo më të kemi rezerva për 90 ditë import siç kërkon ligji dhe direktivat e BE-së. Zero ditë, zero gram rezervë. Ky është një konstatim i dhimbshëm i fakteve”, deklaroi Bozdo nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, vendi nuk ka kapacitet për të menaxhuar një krizë energjetike dhe nuk disponon plan emergjence për furnizimin e sektorëve jetikë.

Bozdo akuzoi qeverinë se ka vonuar prej vitesh projektligjin për krijimin e Autoritetit të Rezervës së Sigurisë, duke theksuar se drafti ka mbetur “në sirtarët e qeverisë” për gjashtë vite.

“Ky fakt na nxjerr në dritë të keqe me vetveten dhe partnerët tanë europianë. Do ishim shteti i vetëm i rajonit që nuk ka çfarë të japë sepse nuk ka asgjë për të ruajtur. Kjo nuk është retorikë politike, por konstatim i dhimbshëm i fakteve.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj ligjit të saj dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë dhe direktivës përkatëse të BE-së, është detyrim ligjor për rezervë të barabartë me 60 ditë konsum apo 90 ditë import. Por ne kemi shkelur angazhimet tona.

Z. Ministër jepni shpjegime përse jemi në këtë gjendje dhe përse Shqipëria nuk e ka respektuar këtë detyrim? Qeveria ka njoftuar se është gati pr.ligji për krijimin e Autoritetit të Rezervës së Sigurisë.

Ka 6 vite drafti që qëndron në sirtarët e qeverisë dhe papritur tani në krizë kujtoheni ta hidhni sërish duke i thënë njerëzve që këtë punë do e zgjidhim me anë të këtij pr.ligji për fat të keq”, shtoi Bozdo.

Nga ana tjetër, ministri Karakaçi deklaroi se rezervat e hidrokarbureve administrohen aktualisht nga shoqëritë private dhe se janë ngritur grupe pune për të kryer verifikime në terren.

“Rezervat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për shkak të situatës së veçantë është ngritur sërish grupi i punës për të bërë të gjitha verifikimet. Qeveria siguron se nuk ka pasur pengesa në furnizim dhe vendi ynë nuk është i ekspozuar ndaj rrezikut”, u shpreh Karakaçi.

Ai shtoi se është hartuar një draftligj i dakordësuar me Bashkimin Europian për krijimin e një standardi të ri mbi menaxhimin e rezervës së hidrokarbureve në Shqipëri.

Gjatë debatit, Bozdo kërkoi gjithashtu një auditim të pavarur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për rezervën strategjike të naftës.

“A bini dakord t’i kërkojmë KLSH-së të bëjë një auditim të pavarur për rezervën e sigurisë? Nëse rezulton që kemi qoftë edhe një gram rezervë, do të dal këtu dhe do të kërkoj falje”, deklaroi deputeti demokrat.

Në përgjigje, ministri Karakaçi pranoi se modeli aktual nuk është plotësisht në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, por theksoi se ai garanton mbajtjen e rezervave.

“Dy janë modelet: ose e mban shteti, ose privati. Edhe ky ligj është pjesë e akteve që po shqyrtojmë. Në çmimin final të karburantit përfshihet edhe kostoja e mbajtjes së rezervës së hidrokarbureve”, deklaroi ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.