☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,568 ▲ +0.82% ETH $2,254 ▲ +0.64% XRP $1.2508 ▼ -0.01% SOL $95.7100 ▲ +0.49%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

IRAN – ”Hamshahri” vendos Trumpin dhe udhëheqësit evropianë në listën e hakmarrjes së Khameneit

TEHERAN, 12 korrik /ATSH-AFP/ –  Gazeta iraniane ”Hamshahri”, një e përditshme ultrakonservatore dhe provokuese nga bashkia e Teheranit, publikoi një listë figurash që duhet të paguajnë për vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit, përfshirë Donald Trumpin, Benjamin Netanyahun dhe Emmanuel Macronin.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi në një mesazh të shkruar të shtunën se “hakmarrja” ishte “e pashmangshme” pas funeralit të babait të tij, i cili u vra në një sulm izraelito-amerikan më 28 shkurt, ditën e parë të luftës.

“Kjo hakmarrje është vullneti i kombit tonë dhe duhet të kryhet, në mënyrë të pashmangshme. Këta kriminelë, emrat e të cilëve janë në një listë, do të marrin në varret e tyre dëshirën për një vdekje paqësore në shtretërit e tyre”, deklaroi Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin si Udhëheqës Suprem, në një tekst që i atribuohet atij.

Gazeta ”Hamshahri” publikoi një infografik online të shtunën në mbrëmje që përsërit këto vërejtje.

Megjithatë, ai nuk u shfaq në botimin e saj të shtypur të së dielës.

Ai tregon foto të 13 figurave që duket se i referohen “listës” së përmendur nga Mojtaba Khamenei, e cila nuk përfshinte asnjë emër.

Në këtë listë janë edhe sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe disa udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik në largim Keir Starmer.

Gjatë luftës, Irani akuzoi vendet evropiane se nuk kishin dënuar sulmet në territorin e tij dhe madje edhe për bashkëpunim duke lejuar avionët ushtarakë amerikanë të fluturonin mbi hapësirën e tyre ajrore./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.