Iris Luarasi vlerëson RTSH-në për sigurimin e fondit për digjitalizimin e arkivës: Meriton përgëzime të veçanta
Zv.kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Iris Luarasi, ka përgëzuar drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar për sigurimin e fondit për digjitalizimin e arkivës, si dhe për nivelin e realizimit të buxhetit.
Gjatë diskutimeve në komision, Luarasi vlerësoi se RTSH-ja ka shënuar një performancë pozitive në administrimin e fondeve, duke bërë të ditur se deri në muajin tetor kishte realizuar 84% të tyre.
“RTSH-ja ka pasur, ndryshe nga institucionet e tjera, 84% të realizimit të fondeve deri në tetor, një tregues shumë i mirë performance. Ju përgëzoj edhe për gjetjen e një fondi për digjitalizimin e arkivës. Një nga detyrat që ka lënë ky komision është pikërisht kjo. Fakti që ju e keni gjetur vetë këtë fond është një nga gjërat që meriton jashtëzakonisht shumë përgëzime”, u shpreh ajo.
Megjithatë, Luarasi ngriti si shqetësim ndarjen e buxhetit, duke vënë në dukje se pjesa më e madhe e tij shkon për shpenzime korrente, ndërsa fondet e parashikuara për investime mbeten të kufizuara, në vetëm 50 milionë lekë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.