Tiranë 35°C · Pjesërisht vranët 14 August 2026
S&P 500 7,792 ▼0.09%
DOW 53,794 ▼0.09%
NASDAQ 26,743 ▼0.22%
NAFTA 81.36 ▲0.14%
ARI 4,443 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,666 ▼ -1.74% ETH $1,868 ▼ -1.15% XRP $1.0018 ▼ -0.25% SOL $75.2500 ▼ -1.31%
S&P 500 7,792 ▼0.09 % DOW 53,794 ▼0.09 % NASDAQ 26,743 ▼0.22 % NAFTA 81.36 ▲0.14 % ARI 4,443 ▲0.52 % S&P 500 7,792 ▼0.09 % DOW 53,794 ▼0.09 % NASDAQ 26,743 ▼0.22 % NAFTA 81.36 ▲0.14 % ARI 4,443 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Politika

Ish-ambasadori Çejku: Diaspora nuk duhet të përdoret si karburant për krizën politike në Kosovë! Ishte pamje e shëmtuar

Ish-diplomati Arben Çejku ka kritikuar mënyrën se si diaspora po përfshihet në përplasjet e brendshme politike në Kosovë, duke argumentuar se një nga shtyllat historike të shtetësisë së vendit po përdoret sot si instrument në krizën institucionale.

Në një intervistë për TemaA, Çejku tha se diaspora ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës që nga periudha e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe më pas gjatë luftës.

“Për fat të keq, diaspora po keqpërdoret në këtë rast, sepse diaspora është një vlerë, ka qenë një vlerë dhe një shtyllë serioze e shtetësisë së Kosovës”, tha ai. “Është ajo që e ka mbështetur Kosovën prej kohës kur ajo kishte shtetin paralel nën Millosheviqin, edhe mbështeti edhe luftën, edhe të gjitha.”

Çejku kritikoi përfshirjen e diasporës në përplasjen e fundit mes forcave politike, duke thënë se kjo po krijon ndarje edhe mes vetë përfaqësuesve të saj.

“Nuk është normale që tashmë të përdoret diaspora për një luftë të brendshme politike dhe të futet edhe në sallën e Kuvendit, duke e përqasur në një mënyrë të tillë që të ketë edhe një konfrontim brenda vetë anëtarëve të diasporës”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimeve në Kuvend, Çejku tha se përplasjet mes pjesëmarrësve krijuan një pamje të papërshtatshme për institucionin.

“Unë vura re që të gjithë ishin kundër të gjithëve dhe kjo ishte pamja më e shëmtuar që mund të ekzistonte në këtë Kuvend”, deklaroi ai.

Sipas Çejkut, diaspora mund të kishte një rol krejt tjetër në procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Diaspora mund të ishte një dekor shumë i nderuar në konstituimin e parlamentit të ri. Nuk duhej të përdorej diaspora si një karburant për krizën, por duhej të dëgjohej për shqetësimet e saj dhe natyrisht të inkurajohej që të mbante lidhje më shumë me Kosovën”, përfundoi Çejku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.