🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.86 ▲2.69%
ARI 3,879 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,548 ▼ -4.1% ETH $2,021 ▼ -2.87% XRP $1.0418 ▼ -2.12% SOL $81.5600 ▼ -3.87%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.86 ▲2.69 % ARI 3,879 ▼3.04 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.86 ▲2.69 % ARI 3,879 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka zbardhur detaje nga një telefonatë që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se komunikimi mes tyre ka qenë edhe politik dhe është shoqëruar me tensione, shkëmbime dhe fyerje.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuar” në Vizion Plus, nën moderimin e Ylli Rakipit, Ndreca tha se pakënaqësia e Ramës lidhej me rolin e tij si këshilltar politik i Veliajt.

Sipas Ndrecës, kryeministri e kishte cilësuar atë si një këshilltar të keq politik të kryebashkiakut, ndërsa ai i kishte bërë të qartë se do të vendoste interesat e Veliajt mbi karrierën e tij politike.

Pjesë nga intervista:

Bushati: Ke thënë që ke pasur një telefonatë me z. Ramën. Mund të na e zbardhësh atë telefonatë?

Ndreca: Po e përsëris, komunikimi me kryeministrin ka qenë edhe politik. Rama ka pakënaqësi, ka qenë i tensionuar, ka pasur shkëmbime reciproke edhe fyerje. Thelbi ka qenë pakënaqësia e tij ndaj meje si nxitës i Erion Veliajt. Dhe i thashë qartë: nëse pakënaqësia jote për këtë gjë duhet të jetë për mua të zgjedh interest e tua, apo intresat e mia, apo karrierën time politike, apo karriera ime si avokat, unë do të zgjedh interesat e atij, që është në hall, pra të z.Veliaj. Ja kam bërë të qartë këtë Ramës. Rama ka thënë në telefonatë që jam këshilltar i keq politik i z. Veliajt. Nuk është çështje thjesht ligjore, por politike dhe ligjore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.