Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.85 ▲1.96%
ARI 4,446 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,792 ▲ +0.42% ETH $2,484 ▲ +0.19% XRP $1.4190 ▲ +1.61% SOL $103.4300 ▲ +0.15%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.85 ▲1.96 % ARI 4,446 ▲0.15 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.85 ▲1.96 % ARI 4,446 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Islami: Përballë narrativës serbe, Kosova duhet të forcojë FSK-në, AKI-në dhe Policinë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvendosë fokusin nga pritja e ndryshimeve politike në Serbi drejt fuqizimit të institucioneve të saj të sigurisë dhe ekonomisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Islami ka shkruar se në Serbi vazhdon të dominojë një qasje politike që, sipas tij, kundërshton interesat e Kosovës, duke theksuar se zërat kundër trashëgimisë politike të Sllobodan Millosheviqit janë të pakët.

“Kur vjen në pyetje Kosova, opozita dhe pozita në Beograd shkrihen në një: një garë primitive se kush shfaqet më patriot”, ka shkruar Islami.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të presë demokratizimin e Serbisë si faktor vendimtar për njohje, por duhet të ndërtojë një strategji të bazuar në vetëfuqizim.

“Strategjia jonë duhet të zhvendoset nga pritja te veprimi: vetëfuqizim ekonomik dhe blindim i shtyllave tona të sigurisë – FSK-së, AKI-së dhe Policisë”, ka deklaruar Islami.

Sipas tij, zhvillimet gjeopolitike e bëjnë të domosdoshëm investimin në sigurinë kombëtare.

“Në një botë ku balancat gjeopolitike po lëvizin me shpejtësi, investimi në sigurinë kombëtare nuk është më zgjedhje, por kusht për mbijetesë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.