Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 79.88 ▼3.01%
ARI 4,678 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,438 ▼ -0.93% ETH $2,448 ▼ -1.04% XRP $1.4102 ▼ -4.59% SOL $96.1000 ▼ -3.59%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 79.88 ▼3.01 % ARI 4,678 ▼0.35 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 79.88 ▼3.01 % ARI 4,678 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Italia planifikon 30 miliardë euro ndihmë për familjet dhe kompanitë

Për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe inflacionit të lartë qeveria e djathtë e Italisë dëshiron të mbështesë familjet dhe kompanitë me ndihma të mëtejshme financiare.
Qeveria e re italiane nën kryeministren Giorgia Meloni do të marrë kredi shtesë duke rritur borxhin kombëtar të planifikuar për vitin aktual dhe vitin e ardhshëm.

Kreditë shtesë synojnë, ndër të tjera, financimin e ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve. Deri në vitin 2023 kabineti do të sigurojë 30 miliardë euro për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë nga rritja e faturave të energjisë elektrike dhe gazit, tha në Romë kryeministrja Meloni e partisë Fratelli d’Italia.

Borshi i ri pritet të rritet nga 5.1 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në vitin aktual sikurse qe planifikuar fillimisht në 5.6 përqind  Për vitin e ardhshëm është planifikuar një rritje nga 3.4 për qind në 4.5 për qind.

Borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros

Ministri i ri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, bëri të qartë kohët e fundit se qeveria italiane është “thellësisht e bindur për urgjencën e për mbrojtjen e familjeve, veçanërisht atyre më të dobtave” nga rritja e kostove të jetesës.

Në Bruksel dhe në pjesën tjetër të Evropës, politika fiskale italiane po vëzhgohet me kujdes, sepse ekspertët paralajmërojnë se borxhi i tepërt mund të çojë në një krizë të re të euros.

Shtimi i kapaciteteve të gazit natyror

Përveç ndihmave ekonomike për mbështetjen e familjeve dhe të ekonomisë qeveria italiane planifikon të zgjerojë edhe shfrytezimin e depozitave të gazit natyror në brigjet e Italisë. Ministri i Energjisë dhe i Mjedisit, Gilberto Pichetto Fratin, pret që në një afat të shkurtër nga depozitat e gazit natyror në brigjet e Italisë të nxirren më shumë se 500 milionë metra kub gaz. Për dhjetë vjet pritet të nxirren rreth 15 miliardë metra kub. Gazi do t’u ofrohet industrive me energji intensive me një çmim më të mirë./ Duetsche Welle

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.