☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.1%
DOW 51,802 ▲0.28%
NASDAQ 27,366 ▲0%
NAFTA 93.66 ▲1.97%
ARI 4,197 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,762 ▼ -0.4% ETH $2,534 ▲ +1.19% XRP $1.3890 ▼ -0.52% SOL $110.3200 ▲ +0.73%
S&P 500 7,819 ▲0.1 % DOW 51,802 ▲0.28 % NASDAQ 27,366 ▲0 % NAFTA 93.66 ▲1.97 % ARI 4,197 ▼0.47 % S&P 500 7,819 ▲0.1 % DOW 51,802 ▲0.28 % NASDAQ 27,366 ▲0 % NAFTA 93.66 ▲1.97 % ARI 4,197 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

“Iu binda vendimit politik të PS dhe disiplinës së partisë”- Vullnet Sinaj sqaron votën pro për Territoriale: S’ka p

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka shpjeguar arsyet që e çuan të votonte pro reformës së re territoriale, pavarësisht se në votimin e parë brenda grupit parlamentar kishte shprehur qëndrimin kundër.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Sinaj tha se vendimi i tij përfundimtar erdhi pas qëndrimit të grupit parlamentar të PS-së, të cilit vendosi t’i bashkohej, duke theksuar se nuk ka pasur presion apo ultimatume.

Ai sqaroi se brenda grupit socialist u zhvilluan dy votime: në të parin, ai votoi kundër reformës, ndërsa në të dytin, kur u vendos që ndarja e re territoriale të mbështetej nga grupi parlamentar, zgjodhi të respektonte vendimin e shumicës.

Sinaj tha se ka zhvilluar biseda konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut, ku ka paraqitur pikëpamjet e tij, ndërsa shtoi se koha do të tregojë nëse reforma do të sjellë përfitime për qytetarët.

“Dua të sqaroj për të gjithë publikun se në grupin parlamentar të PS-së u bënë dy votime. U bë një votim se kush është pro dhe kush kundër. Unë votova kundër reformës. Mbajta të njëjtin qëndrim, siç bëri dhe kolegu Braçe. Më pas u bë një votim i dytë, se ndarjen e re territoriale do ta votojmë pro si grup parlamentar. Që nga ai moment, nuk kam folur më, i jam bindur grupit parlamentar. Siç i bindet dikush kur punon në një grup të caktuar. Edhe pse mazhoranca ka mendim ndryshe nga ju, ju do t’i bashkoheni shumicës. Unë iu binda disiplinës së partisë, pasi ishte një mendim, një ide, një pikëpamje. Asnjë njeri nuk e vërteton idenë dhe pikëpamjen e vet. Duhet kohë. Nga krahu tjetër, grupi parlamentar dhe Komisioni i Posaçëm kishin mendimin e tyre. Bashkimi i bashkive të vogla me të mëdha do të ishte fuqizim i këtyre bashkive, në interes të qytetarëve. Ti nuk mund të jesh i sigurt që ideja jote apo ato të qytetarëve janë ato që do t’i vërtetojë koha, ndaj iu bashkova grupit parlamentar”, u shpreh ligjvënësi socialist.

Sinaj deklaroi se nuk kishte pasur presion dhe nuk kishte pse të kishte frikë.

“Jo, nuk ka pasur presion. Nuk jam njeri që më bëhet presion, as personalisht dhe as në asnjë fushë. Kam dëgjuar edhe në ndonjë studio ku e kanë lidhur këtë çështje me biznesin, por nuk kam asnjë frikë. Biznesi im është ndër më të rregulltit në këtë vend. Nuk kisha pse të kisha frikë dhe nuk kam pasur asnjë presion. Kam pasur një bisedë konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut për mendimet e mia konstruktive. Koha do ta tregojë nëse reforma do të sjellë përfitime për qytetarët.”, tha Sinaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.