Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump ka tërhequr vëmendjen në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për presidentin kinez Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij. 44-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë ngjyrë blu të hapur me detaje kristalesh, me një vlerë prej 6 mijë dollarësh, krijim i stilistit Georges Hobeika.
Fustani kishte një bust të strukturuar ndërsa ranë në sy detajet e qëndisura duke e kompletuar pamjen kështu me një grim të theksuar. Në mbrëmje ajo u shoqërua nga vajza e saj 15-vjeçare, e cila u shfaq me një fustan të zi elegant.
Eventi i zhvilluar në East Room të Shtëpisë së Bardhë u cilësua si një ndër mbrëmjet më të rëndësishme të administratës amerikane, në një takim që vjen në sfondin e marrëdhënieve komplekse mes SHBA-së dhe Kinës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.