⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – Katz kërcënon ta kthejë Iranin në Epokën e Gurit

TEL AVIV, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz kërcënoi sot Iranin me një përgjigje masive në rast të një sulmi ndaj Izraelit.

“Ne do të godisnim të gjithë infrastrukturën ushtarake dhe civile kombëtare të Iranit, përfshirë infrastrukturën e tij energjetike, dhe do ta dërgonim Iranin thellë në Epokën e Gurit dhe në një epokë errësire”, tha Katz, sipas zyrës së tij.

“Një sulm iranian ndaj Izraelit do të na çlironte nga çdo kufizim ekzistues”, shtoi ai në komentet e bëra gjatë një takimi me punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Katz tha se Izraeli po monitoronte shenjat se presioni ekonomik mbi Iranin mund ta nxiste Teheranin të ndërmerrte veprime drastike.

“Po shohim shenja se presioni i madh ekonomik nën të cilin ndodhet Irani, si dhe frika nga një kryengritje dhe rënia e regjimit, mund ta shtyjnë vendin drejt masave të dëshpëruara”, tha ai.

Katz kishte thënë tashmë të mërkurën se Izraeli po përgatitej për mundësinë e një sulmi iranian gjatë festave të ardhshme hebraike.

Rosh Hashanah, Viti i Ri Hebraik, fillon në mbrëmjen e 11 shtatorit, ndërsa Yom Kippur, dita më e shenjtë në kalendarin hebraik, fillon në mbrëmjen e 20 shtatorit.

Irani nisi sulme ndaj Izraelit gjatë festës hebraike të Pashkës në prill, si pjesë e luftës midis dy vendeve.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një kërcënim të ngjashëm gjatë konfliktit.

“Ne do t’i kthejmë ata në Epokën e Gurit”, tha Trump në fillim të prillit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.