☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,549 ▲0.88%
DOW 52,992 ▲0.17%
NASDAQ 26,178 ▲1.34%
NAFTA 68.67 ▼0.03%
ARI 4,172 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,850 ▲ +1.67% ETH $1,797 ▲ +0.85% XRP $1.1500 ▲ +1.32% SOL $82.1000 ▲ +1.31%
S&P 500 7,549 ▲0.88 % DOW 52,992 ▲0.17 % NASDAQ 26,178 ▲1.34 % NAFTA 68.67 ▼0.03 % ARI 4,172 ▲1.13 % S&P 500 7,549 ▲0.88 % DOW 52,992 ▲0.17 % NASDAQ 26,178 ▲1.34 % NAFTA 68.67 ▼0.03 % ARI 4,172 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Java e administratës publike, Pirdeni: Prioritet kryesor, investimi në kapitalin njerëzor

Në kuadër të Javës së Administratës Publike, ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, ka theksuar se prioritet absolut mbetet investimi në kapitalin njerëzor, rritja e performancës institucionale dhe harmonizimi i administratës shqiptare me praktikat më të mira evropiane.

Një nga nismat kryesore është forcimi i bashkëpunimit me zyrat e karrierës në universitetet shqiptare. Qëllimi është krijimi i urave konkrete midis studentëve dhe administratës publike, duke e bërë shërbimin civil një karrierë atraktive dhe konkurruese për profesionistët e rinj.

Në bashkëpunim me Akademinë e Administratës Publike (ASPA), do të lançohet Programi i Mirëseardhjes për nëpunësit e rinj civilë. Ky program synon të sigurojë një integrim të shpejtë dhe efikas në institucione, të forcojë kulturën organizative si dhe të mbështesë zhvillimin profesional që në fillim të karrierës.

Për të përgatitur administratën për sfidat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, do të zbatohet një program i ri bashkëpunimi me BE-në, i fokusuar në konsolidimin e një kulture evropiane të punës. Programi do të rrisë kapacitetet profesionale dhe administrative të zyrtarëve shqiptarë për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga negociatat e anëtarësimit.

Në këtë kuadër, pritet të nënshkruhet një marrëveshje me Komisionin Evropian që do t’i mundësojë zyrtarëve shqiptarë të punojnë për periudha të caktuara në institucionet e Bashkimit Evropian. Kjo nismë do të sjellë përvojë direkte ndërkombëtare dhe ekspertizë të re në administratën publike shqiptare.

Një tjetër shtyllë e rëndësishme është zbatimi i modelit të ri të organizimit të administratës shtetërore, i miratuar së fundmi nga Kuvendi.

Modeli synon rritjen e llogaridhënies, qartësimin e përgjegjësive institucionale dhe përmirësimin e përgjithshëm të efektivitetit të administrimit publik.

Sipas Pirdenit, paralelisht, do të vijojë thellimi i digjitalizimit të proceseve në administratë, si dhe zbatimi i mëtejshëm i reformës së pagave, me synimin për të konsoliduar një administratë publike moderne, profesionale dhe inovative, në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.