☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.14 ▲1.1%
ARI 4,300 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,358 ▼ -0.39% ETH $1,905 ▼ -0.06% XRP $1.0359 ▼ -2.38% SOL $72.6800 ▼ -1.61%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.14 ▲1.1 % ARI 4,300 ▲0.01 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.14 ▲1.1 % ARI 4,300 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
07 Aug 2026
Breaking
Arte

Java e filmit shqiptar në Berlin, nga prodhimet e Kinostudios deri te krijimet më të fundit të kinemasë sonë

Filma të kinemasë shqiptare po shfaqen në “Fly Like an Eagle” në Berlin. Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle” u hap me filmin “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kubaro, për të vijuar dhe me të tjerë prodhime të kinemasë shqiptarë. Më 7 maj në Babylon Berlin bashkë me shfaqjen e filmit “Vdekja e kalit” publiku i pranishëm pati rastin të takojë dhe aktorin e mirënjohur shqiptar Timo Flloko dhe të bashkëbisedojë me të, me moderimin e Odeta Çunajt.

“Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës, me regji nga Saimir Kumbaro dhe skenar nga Nexhati Tafa me muzikë nga Rene Aubry është realizuar në vitin 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët në këtë film. Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shprehet se përgjatë datave 7-13 maj, netët e filmit shqiptar sjellin 20 filma shqiptarë, nga klasikët e restauruar të Kinostudios “Shqipëria e Re”, deri te krijimet më të fundit të kinemasë moderne shqiptare, dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Mbrëmja e hapjes u përshëndet nga ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, drejtori i AQSHF-së Eljan Tanini, si dhe kuratori i programit Elson Zguri, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij festivali si një urë kulturore mes Shqipërisë dhe publikut gjerman e ndërkombëtar.

Në kuadër të festivalit u prezantua edhe ekspozita e artistit shqiptar Klevis Ibrahimi, me 12 piktura të frymëzuara nga ikonat e filmit shqiptar. Festivali organizohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, CulturAlb, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Babylon Berlin dhe kuratorit të programit Elson Zguri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.