☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.35 ▲1.45%
ARI 4,059 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,486 ▲ +1.83% ETH $2,367 ▲ +2.09% XRP $1.3282 ▲ +1.79% SOL $102.8600 ▲ +2.58%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.35 ▲1.45 % ARI 4,059 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Java Kulturore e Turqisë, pesë ditë muzikë, kinema dhe art në Tiranë e Shkodër

Tirana dhe Shkodra do të bëhen skena e një jave të veçantë kushtuar muzikës, kinemasë dhe kulturës turke, në kuadër të “Javët Kulturore Ndërkombëtare”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se përgjatë pesë ditëve, 14-18 shtator, do të zbulohen ritme të reja, histori të veçanta dhe një kulturë që vjen për t’u përjetuar.

Krahas muzikës dhe filmit, programi përgjatë 5 ditëve do të fokusohet edhe në promovimin e kulturës turke, duke krijuar mundësi për publikun shqiptar që të zbulojë tradita, histori dhe forma të ndryshme të shprehjes artistike.

Zhvillimi i aktiviteteve në Tiranë dhe Shkodër synon gjithashtu të forcojë lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe të nxisë më tej bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës.

Java Kulturore e Turqisë vjen si një ftesë për publikun shqiptar për të përjetuar nga afër një pjesë të kulturës së vendit fqinj, përmes pesë ditëve të mbushura me muzikë, kinema dhe aktivitete kulturore.

Nga 14 deri më 18 shtator, Tirana dhe Shkodra do të ofrojnë kështu një tjetër hapësirë për shkëmbim kulturor, duke sjellë në vëmendje diversitetin e skenës artistike turke dhe lidhjet e hershme kulturore mes dy vendeve.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” janë nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjellin një seri veprimtarish, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.