🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $83,960 ▲ +0.56% ETH $2,687 ▲ +0.19% XRP $1.5441 ▼ -1.6% SOL $120.9700 ▲ +1.54%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Arte

Java Kulturore Kroate, katër ditë aktivitete për kulturën dhe traditat e Kroacisë

Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Kroate prej ditës së sotme deri në 29 shtator, një aktivitet që sjell në vëmendje kulturën, traditat dhe jetën artistike të Kroacisë përmes një programi katërditor.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur zhvillimin e kësaj jave kulturore, duke e cilësuar atë si një mundësi për të zbuluar Kroacinë përmes kulturës.

Programi synon të sjellë për publikun shqiptar elemente të identitetit kulturor kroat, nga qytetet historike dhe ishujt e bregdetit, te tingujt e muzikës tradicionale dhe shfaqjet e skenës bashkëkohore.

“Katër ditë për të zbuluar Kroacinë përmes kulturës”, shkruan Gonxhja në postimin e tij.

Java Kulturore Kroate zhvillohet në datat 26–29 shtator, duke ofruar një hapësirë për njohjen dhe promovimin e trashëgimisë dhe krijimtarisë bashkëkohore kroate në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.