🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $83,931 ▲ +0.17% ETH $2,687 ▼ -0.05% XRP $1.5401 ▼ -2.27% SOL $120.7000 ▲ +1.16%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mbrojtja në Gjykatën Speciale, Gërvalla tregon sa para janë shpenzuar: Mjetet financiare nuk janë sfidë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla në një konferencë për media ka folur për shumë çështje që kanë të bëjnë lidhur me Gjykatën Speciale dhe dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo është pyetur edhe lidhur me mjetet financiare dhe aludimet se çështja e mbrojtjes mund të jetë problem për arsye financiare.

“Nuk është vendim i ministrit, as i ndonjë zyrtari sa fonde ndahen. Është një zotim që Kosova e ka bërë në kuadër të miratimit të atëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, të miratimit të Ligjit…”, tha ajo.

Sipas saj, deri në shtator 2026 nga buxheti i Kosovës janë paguar gjithsej 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi.

Tutje, ajo njoftoi se nga kjo shumë 39 milionë e 787 mijë euro janë shpenzuar për mbrojtje juridike.

Ndërsa, vetëm për katër personat e akuzuar sipas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës, të datës 16.09.2026 shuma totale e pagur është 28 milionë e 470 mijë.

Ministrja Gërvalla tutje tha se Ministria e Drejtësisë nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve apo përfituesve të tjerë në kuadër të këtij programi.

“Për vitin 2026 buxheti i ndarë për këto shpenzime është 8 milionë e 50 mijë. Deri në periudhën për të cilën janë raportuar të dhënat janë shpenzuar 4 milionë e diçka”, tha ajo.

“Në asnjë moment nuk kam parë tendencë as para se të vija në këtë ministri, as sot që e drejtoj këtë ministri që mjetet financiare të jenë sfida për të cilën do të mund të mos vendosej drejtësia edhe në Hagë”, tha ajo.

Gërvalla po ashtu u përgjigj edhe në pyetjen pse nuk ka folur fare për vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale, ku u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

“Si ministre e Drejtësisë nuk më takon të jap cilësime për një vendim të cilën as aktgjykimin nuk e kam lexuar, por mbi të gjitha i cili është në procesin e ankesës. Duhet ta ruajmë seriozitetin institucional. Cilësime mund të jap si njeri privat, por nuk më takon si ministre e drejtësisë”, tha ajo. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.