☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,427 ▼ -1.56% ETH $1,607 ▼ -2.66% XRP $0.9166 ▼ -2.49% SOL $69.2900 ▼ -2.27%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Jay-Z shpërthen ndaj Nicki Minaj, Drake dhe Kanye West

Jay-Z ka ndezur debatet në industrinë e hip-hopit pasi interpretoi një freestyle  gjatë koncertit të tij kryesor në festivalin Roots Picnic në Filadelfia, ku vuri në shënjestër disa prej emrave më të njohur të muzikës rap, përfshirë Drake, Kanye West dhe Nicki Minaj.

Gjatë performancës, Jay-Z, i kushtoi Nicki Minaj disa vargje thumbuese duke përmendur edhe bashkëshortin e saj, Kenneth Petty.

Jay-Z gjithashtu iu përgjigj kritikave të fundit nga Drake. Reperi kanadez e kishte sulmuar më parë themeluesin e Roc Nation në albumet e tij të reja, duke sugjeruar se epoka e artistëve veteranë ka përfunduar.

Në kundërpërgjigje, Jay-Z deklaroi se ai mbetet në krye të lojës dhe se artistët e rinj janë rritur duke e parë atë si model, ndërsa ai nuk ka pasur nevojë të shikojë drejt tyre për frymëzim.

Një pjesë tjetër e freestyle-it iu kushtua Kanye West. Jay-Z iu referua komenteve kontroverse që West bëri vitin e kaluar ndaj fëmijëve të tij dhe të Beyoncé-s.

Në mars 2025, West shkaktoi reagime të shumta pasi publikoi komente fyese në rrjetet sociale, ku vinte në dyshim gjendjen mendore të binjakëve të çiftit.

Reperi i hitit “Empire State of Mind” la të kuptohej se nuk ka harruar deklaratat e ish-bashkëpunëtorit të tij dhe paralajmëroi se është i gatshëm t’i përgjigjet çdo sulmi personal.

Përfaqësuesit e Nicki Minaj dhe Kanye West nuk kanë komentuar ende publikisht mbi deklaratat e Jay-Z. Ndërkohë, përfaqësuesi i Drake ka refuzuar të japë një koment për mediat.

Freestyle-i i Jay-Z po konsiderohet nga fansat si një nga sulmet më të forta publike të tij ndaj rivalëve në vitet e fundit, duke rihapur tensionet mes disa prej figurave më të mëdha të hip-hopit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.