☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.53 ▲0.73%
ARI 4,137 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,132 ▲ +1.78% ETH $2,454 ▲ +2.25% XRP $1.3376 ▲ +3.05% SOL $106.8000 ▲ +1.97%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.53 ▲0.73 % ARI 4,137 ▼0.13 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.53 ▲0.73 % ARI 4,137 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

“Je uzurpator!”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po manipulon shifrat dhe do ta vërtetoj me fakte, s’kanë votuar as 1

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratës që Sali Berisha bëri sot kundër tij pasi votoi për veten në garën për kreun e PD.

Salianji shprehet se do ta faktojë me prova pjesëmarrjen reale të anëtarëve të PD në zgjedhje dhe sesi Berisha po përpiqet të manipulojë realitetin.

Albana Vokshi tha se në total anëtarë të PD me të drejtë vote janë 51 mijë persona dhe se deri në mesdite, pjesëmarrja ishte rreth 11 mijë votues. Por, sipas Salianjit deri më tani as 1 mijë anëtarë nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

Ervin Salianji ka publikuar dhe disa foto të tjera të fletëve të votimit, ku krahas emrin të vetëm të Sali Berishës, votuesit kanë shkruar dhe zgjedhur emrin e tij si kryetarin e ri të PD.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Përgjigje për Sali kolltukun;

për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi, qesharakëzimi dhe përbuzja përmes talljes.

Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë, uzurpatorit pa zgjedhje dhe pa dinjitet politik, vrasesin e shpreses se qytetarëve për ndryshim!

Deri tani, në të gjithë Shqipërinë nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë. Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja dhe si po përgatitesh ta manipulosh atë me shifra false.

Meqë e ke me qejf; Je i pashpresë. Frika nga gara të çoi në uzurpimin e Partisë Demokratike dhe në aleancë të hapur me Ramën për të forcuar regjimin Rama-Berisha. Demokratët nuk ta pranojnë më modelin e partisë private, ku votohet pa zgjedhje dhe përjashtohet kush mendon ndryshe.

Bashkë me demokratët do ta çmontojmë regjimin Rama-Berisha dhe do të rrëzojmë praktikat puniste të votimit farsë, që poshtërojnë pluralizmin dhe mbajnë peng opozitën shqiptare.

Falenderime pafund per qindra demokrate që me sjellin me foto fletet e votimit dhe mijëra te tjere qe e kane perbuzur farsen duke e bojkotuar!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.