⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,667 ▼0.22%
DOW 51,235 ▼0.48%
NASDAQ 26,797 ▼0.09%
NAFTA 91.50 ▼1.19%
ARI 4,189 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,215 ▼ -0.04% ETH $2,683 ▲ +0.24% XRP $1.5198 ▲ +1.78% SOL $118.5800 ▲ +0.07%
S&P 500 7,667 ▼0.22 % DOW 51,235 ▼0.48 % NASDAQ 26,797 ▼0.09 % NAFTA 91.50 ▼1.19 % ARI 4,189 ▲0.5 % S&P 500 7,667 ▼0.22 % DOW 51,235 ▼0.48 % NASDAQ 26,797 ▼0.09 % NAFTA 91.50 ▼1.19 % ARI 4,189 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

JEMEN – Përshkallëzohen luftimet, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

SANA, 29 shtator /ATSH-DPA/- Forcat e qeverisë së Jemenit dhe rebelët Huothi, të mbështetur nga Irani, vazhduan të përlesheshin sot në jugperëndim të vendit.

Sipas burimeve ushtarake të qeverisë, rebelët po përpiqen të avancojnë në provincën Lahj, pranë Gjirit të Adenit.

Sipas të njëjtave burime, rreth 50 luftëtarë Houthi dhe 20 ushtarë të qeverisë, u vranë gjatë përleshjeve, ndërsa dhjetëra anëtarë të milicisë Houthi u plagosën.

Forcat qeveritare thanë se brenda 24 orëve kishin kryer më shumë se 350 operacione ushtarake kundër rebelëve Houthi.

Zëdhënësi ushtarak i Houthi, Jahya Saree, tha se avionët luftarakë sauditë kishin bombarduar më shumë se 30 objektiva në Jemen brenda 24 orëve.

Sipas tij, sulmet prekën provincat Taiz, Saada dhe Hudaydah.

Arabia Saudite nuk i ka komentuar këto pretendime.

Pas sulmeve të dyshuara të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, autoritetet saudite të mbrojtjes civile lëshuan paralajmërim për banorët e provincës jugore Najran.

Luftimet mes rebelëve Houthi dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga Arabia Saudite, kanë vazhduar prej javësh në Lahj, Taiz dhe zona të tjera të Jemenit.

Përleshje janë zhvilluar edhe në zonat malore që kontrollojnë hapësirën mbi Ngushticën e Bab al-Mandabit, një rrugë detare shumë e rëndësishme që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të luftimeve, më shumë se 180 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Jemen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.