☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 98.53 ▼5.4%
ARI 4,547 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,687 ▲ +0.95% ETH $2,135 ▲ +0.85% XRP $1.3694 ▲ +0.77% SOL $86.0000 ▲ +1.8%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 98.53 ▼5.4 % ARI 4,547 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Maqedoni e Veriut/Rama: “Jemi shumë të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri”

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin mes dy qeverive Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tha se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit.

Po ashtu ai tha se Ballkani i hapur ka dhënë mundësi të reja dhe për të parë pozitivisht drejt të ardhmes.

“Ky është një takim i rëndësishëm, një mbledhje e dy qeverive. Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre. Nga ana tjetër është e provokuar për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim, pjesë e së cilës jemi edhe ne, RMV dhe Shqipëria,. Lufta në vendet tona ka ardhur me çmime stratosferike të energjisë në tregje ndërkombëtare si edhe inflacioni i saj. Kjo kohë për botën ka sjellë shumë ndryshime. Ne në rajon jemi të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot të dy vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap të rëndësishme. Në 6 dhjetor do të mbahet Samiti dhe ne do të jemi aty. Është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke e kërkuar  nga njëra anë së bashku nga BE që të na përfshijë më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së çmimit të energjisë elektrike qoftë inflacionit të luftës. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë një mundësi të shohim përtej kësaj faze të zymtë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.