☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.53 ▼0.76%
ARI 4,386 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $76,917 ▼ -1.21% ETH $2,385 ▼ -2.6% XRP $1.3272 ▼ -3.48% SOL $98.1000 ▼ -3.88%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.53 ▼0.76 % ARI 4,386 ▼0.24 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.53 ▼0.76 % ARI 4,386 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Politika

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala e ka paraqitur dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë, pas rreth një viti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas burimeve, dorëheqja nuk ka qenë një vendim i momentit, por është planifikuar më herët. Mësohet se Prof. Evis Sala pritet të largohet nga posti për të marrë një emërim në një pozicion ndërkombëtar.

Pritet që në vijim të ketë edhe një deklaratë për mediat, ku Sala do të bëjë të ditura arsyet e largimit nga detyra.

Prof. Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit 2025, në kuadër të qeverisë “Rama 4”.

Sala është një figurë e njohur në fushën e imazherisë onkologjike. Përpara emërimit në qeveri, ajo ka mbajtur pozicionin e Rektorit Themelues të Universitetit Western Balkans, gjatë periudhës 2022–2025.

Ajo ka drejtuar gjithashtu Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën Gemelli dhe ka pasur një karrierë të gjatë akademike e kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sala është e specializuar në imazherinë onkologjike dhe ka zhvilluar kërkime në përdorimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.