☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,043 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,284 ▼ -1.58% ETH $2,325 ▼ -1.97% XRP $1.2912 ▼ -2.93% SOL $100.4100 ▼ -2.72%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,043 ▼0.22 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,043 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Juventus, Pape Sarr dhe Woltemade vishen bardhezi

Pape Sarr dhe Nick Woltemade janë dy përforcimet e reja të Juventusit. Klubi bardhezi ka huazuar dy lojtarët në orët e fundit të merkatos.

Pape Sarr është lojtar i ri i Juventusit: njoftimi zyrtar erdhi të martën pasdite, pas mbërritjes së tij në Torino të hënën në mbrëmje dhe përfundimit të vizitave mjekësore e nënshkrimit të kontratës. Ai do të mbajë fanellën me numrin 29.

Juventusi ka lëshuar një deklaratë zyrtare, të publikuar në faqen e tij të internetit, ku detajohen shifrat e transferimit të Sarrit: “Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur FC për marrjen e përkohshme — deri më 30 qershor 2027 — të të drejtave sportive të lojtarit Pape Matar Sarr, kundrejt një shume prej 2,5 milionë eurosh, plus kosto shtesë prej 0,3 milionë eurosh.

Marrëveshja gjithashtu i jep Juventusit mundësinë — dhe, në rast të përmbushjes së kushteve të caktuara gjatë sezonit 2026/2027, vendos detyrimin — për të blerë përfundimisht të drejtat sportive të lojtarit. Shuma e rënë dakord për blerjen e mundshme përfundimtare është 27,5 milionë euro, e pagueshme gjatë tre viteve financiare.”

Bardhezinjtë gjithashtu kanë huazuar edhe Nick Woltemade nga Newcastle në orët e fundit të merkatos.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me Newcastle United FC për marrjen e përkohshme – deri më 30 qershor 2027 – të të drejtave sportive të lojtarit Nick Woltemade, kundrejt një shume prej 2,8 milionë eurosh, plus kostot shtesë që kapin vlerën 0,8 milionë euro. Kjo shumë mund të rritet deri në 0,5 milionë euro gjatë kohëzgjatjes së kontratës së lojtarit, në varësi të arritjes së objektivave specifike sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.