⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,616 ▲ +0.97% ETH $2,346 ▲ +1.56% XRP $1.2992 ▲ +2.17% SOL $101.5200 ▲ +1.54%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, u shpreh se pas protestave të fundit është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve, të cilët sipas saj janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit.

Ajo tha se Partia Socialiste dhe grupi parlamentar kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm ndaj zhvillimeve, ndërsa theksoi se vetë fakti që zhvillohen protesta të tilla tregon se demokracia funksionon.

Deputetja socialiste ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si dëmtim të kohezionit social nga disa prej organizatorëve të protestave, duke vënë në dukje edhe angazhimin e disa aktorëve ushtarakë dhe influenca të caktuara.

Në përfundim, deputetja socialiste deklaroi se sheh tentativa për destabilizimin e Shqipërisë.

“Është akumuluar një pakënaqësi e qytetarëve që janë marrë peng nga thirrje për zhbërjen e shtetit. PS dhe grupi parlamentar kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm. Fakti që kemi protesta të tilla tregon që demokracia është e suksesshme. Sot, edhe me retorika më të ashpra, secili është ndjerë i lirë të protestojë. Disa nga organizatorët e protestës kanë kryer dëme në kohezionin social.

Shqetësimi i madh ka të bëjë dhe me angazhimin e disa aktorëve militarë dhe me influenca të caktuara. Edhe ish-ushtarakë ndalin dhe mbështesin thirrje për shpërbërje të shtetit, që janë shkruar të zeza mbi të bardhë, dhe më bën të dyshoj për një aleancë të rrezikshme. Institucionet që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, besoj, duhet të ketë dhe involvim të prokurorisë. Të dalësh të thuash që do të zhbëjmë shtetin, ndërkohë që bota demokratike ka shtyllat e shtetit dhe institucionet, por çfarë ndodh me hierarkinë e policisë, ushtrisë, janë shumë pikëpyetje që duhet të përgjigjen. Ka tentativë për destabilizimin e Shqipërisë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.