☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kadrijaj për seancën e jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë, i kemi nënshkrimet

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, në një prononcim për KosovaPress ka deklaruar se seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet sonte.

Kadrijaj në një përgjigje me shkrim tha se deputetët do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit dhe se janë siguruar nënshkrimet e nevojshme.

Kujtojmë se sonte skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur nëse do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë të enjten.

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me partitë politike me synim arritjen e një marrëveshjeje politike. Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga Kuvendi për kohën e vazhdimit të saj.

Nëse seanca nuk mbahet dhe procesi i konstituimit nuk përfundon brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, situata mund të krijojë pasoja të reja juridike dhe politike, për të cilat pritet interpretim nga institucionet kompetente, gjegjësisht Gjykata Kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.