🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▼ -1.46% ETH $2,362 ▼ -1.75% XRP $1.2761 ▼ -3.63% SOL $101.4300 ▼ -2.94%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Investigim

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Kur Edi Rama urdhëroi arrestimin e Fredi Bejlerit, shumë shqiptarë ndoshta u ndjenë të lehtësuar për shkak të akuzave që ishin hedhur mbi të kaluarën e politikanit minoritar. Por eliminimi politik i Bejlerit duket se ishte pjesë e një plani kriminal për shkatërrimin e një prej perlave më të bukura të Shqipërisë duke ia dorëzuar atë kafshërisë së betonit. Tani plani u kompletua.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e disa kullave deri në 16 kate në Potam të Himarës. Kompania përfituese e lejes është Eldino.

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje

Por tashmë që përbindëshat e betonit mbërritën në Himarë, qeveria është praktikisht duke përmbyllur Golemizimin e gjithë bregdetit shqiptar. Në Durrës, Vlorë, Shëngjin, Velipojë, Sarandë, tashmë edhe në Himarë, bregdeti shqiptar po përmbytet nga kullat e larta, teksa babëzia nuk ndalet para asgjëje.

Plan kriminal

Plani për betonizimin e Himarës nisi menjëherë pas arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut që nuk u bë dot kurrë, njësoj si Renis Targeriani në sagën e famshme Game of Thronës. Në tetor të vitit 2023, Jorgo Goro, i cili qendroi në krye të bashkisë me mandat të rrëmbyer, nisi procedurat për ndryshimin e planit urbanistik të Himarës. Kapitali e paralajmëroi atë që po ndodhte. (Lexo këtu).

Sapo nisi procedurën, Goro e kreu detyrën e tij dhe më pas e plasën në burg. Por ajo që nisi nga ai u përfundua nga një tjetër kryebashkiak socialist. Ky ishte Vangjel Tavo, i akuzuar për rrëmbim pronash në jug bashkë më familjen e tij. (Lexo këtu).

Vitin e kaluar, Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes shumë tensionesh planin e ri, i cili praktikisht e shndërron të gjithë Himarën në një kantier betoni dhe rrit në qiell lartësitë e ndërtimeve.

Kafshëria nuk ndalet para asgjëje/ Golemizohet Himara, Rama jep leje

Tashmë janë duke ardhur pasojat e para të asaj që u planifikua për shumë kohë dhe me rrëmbim zgjedhjesh. Mbi Himarë ka vërshuar babëzia e ndërtueve duke i futur përbindëshat e betonit në zemër një nga perlave më të bukura të bregdetit jo vetëm shqiptar, por edhe më gjerë.

Faik Konica e pati thënë dikur. Armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë janë vetë shqiptarët. Grekun Beleri e futën në burg pikërisht, që shqiptarët të shkatërronin Himarën. Dhe ja arritën qëllimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.