“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania përplasjen e deputetit socialist Erion Braçe me kryeministrin Edi Rama lidhur me ligjin për ndarjen e re territoriale. Sipas Manjanit, Braçe ka bërë shumë mirë që ka votuar atë që kërkoi kryeministri dhe kryetari i PS-së, pasi, siç tha, nuk kishte pse të vinte në rrezik karrierën e tij politike.
‘Brenda PS-së ka njerëz që nuk mendojnë njësoj me Ramën… Nesti Angoni nga ka dalë? Dhe ai ka kafshuar njerëz brenda PS-së, derisa del në emailet e qeverisë, është brenda tyre.
Mënyra si u menaxhua votimi për atë ligj, se nuk është reformë… Ky ishte vendimi politik i vetëm i këtyre kohëve, mënyra si e menaxhoi Rama ishte: të shohim njëherë se çfarë bëhet. Unë prapë mendoj se Braçe ka shumë të drejtë dhe bëri shumë mirë që e votoi, se nuk ia vlen të rrezikosh karrierën politike për çfarëdolloj arsyeje në këtë vend, qoftë edhe për interes publik, që unë nuk mendoj se ekziston. Kështu është rregulli: ose voto, ose ik. Madje tani është bërë më tolerant, se dikur ka qenë rregulli: po fole, ik. Tani të lënë të flasësh’, tha Manjani.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.