☁️
Tiranë 15°C · Vranët 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.91 ▲1.47%
ARI 3,593 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,760 ▲ +0.99% ETH $1,703 ▲ +1.07% XRP $0.9525 ▲ +1.25% SOL $71.5500 ▲ +1.45%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.91 ▲1.47 % ARI 3,593 ▲0.81 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj kallëzimeve të bëra ndaj saj dhe bashkëshortit në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

E ftuar në “Opinion”, në TV Klan, Spiropali deklaruar se nuk ka frikë nga hetimet dhe se është e bindur në pafajësinë e saj.

Ajo i cilësoi kallëzimet si përpjekje për ta intimiduar, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve që, sipas saj, vijnë nga persona të dëshpëruar.

“Të them me përgjegjësinë më të plotë, jo një kallëzim po të bëjnë, por dhjetë kallëzime, sa të duan. Unë e di se nga vjen ky kallëzim… nga njerëz të dëshpëruar, të cilët mendojnë se duke më sulmuar me kallëzime anonime do të më stepin. Unë nuk kam frikë nga kallëzimet”, u shpreh Spiropali.

Ajo theksoi se nuk ka ngrëne dardha dhe kumbulla pas hpine, një shprehje që kryeministri Edi Rama e përdor shpesh për persona nga radhët e PS, të cilët janë përfshirë në paligjshmëri

“Nuk kam ngrënë as dardha, as molla, as kumbulla pas shpine. Unë kam besuar te kopshti”, deklaroi ajo.

Në fund të reagimit, Spiropali shprehu besimin e saj te Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke theksuar se mbështetjen për këtë institucion e ka treguar jo vetëm me deklarata publike, por edhe me veprime konkrete.

“SPAK-ut unë i kam besuar jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, përfundoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.