🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 28 May 2026
S&P 500 7,560 ▲0.53%
DOW 50,660 ▲0.03%
NASDAQ 26,880 ▲0.77%
NAFTA 88.73 ▲0.06%
ARI 4,539 ▲1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $73,476 ▼ -2.12% ETH $2,016 ▼ -2.23% XRP $1.3265 ▲ +0.13% SOL $82.2700 ▼ -1.71%
S&P 500 7,560 ▲0.53 % DOW 50,660 ▲0.03 % NASDAQ 26,880 ▲0.77 % NAFTA 88.73 ▲0.06 % ARI 4,539 ▲1.29 % S&P 500 7,560 ▲0.53 % DOW 50,660 ▲0.03 % NASDAQ 26,880 ▲0.77 % NAFTA 88.73 ▲0.06 % ARI 4,539 ▲1.29 %
EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1631 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.4156 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4121 EUR/TRY 53.3666 EUR/JPY 185.47 EUR/CAD 1.6088
28 May 2026
Breaking
roze

“Kam qarë prej 2 muajsh”/ Jennifer Lopez dhe momenti i rëndësishëm familjar

Ylli botëror i muzikës dhe kinemasë, Jennifer Lopez ka rrëfyer emocionet e forta që po përjeton teksa binjakët e saj 18-vjeçarë, Max dhe Emme, po përgatiten të diplomohen nga shkolla e mesme, duke pranuar se kjo periudhë e ka bërë të “qajë prej dy muajsh”.

Në një intervistë në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, artistja e njohur tha se momenti i diplomimit të njërit prej binjakëve është shumë prekës për të si nënë.

“Nesër, njëri prej tyre diplomohet. Mos fol për këtë sepse fillojmë të qajmë. Kam qarë për dy muaj”, tha Jennifer Lopez.

Lopez tregoi se fëmijët e saj, Max dhe Emme kanë ndjekur shkolla të ndryshme dhe në vjeshtë do të vazhdojnë studimet në kolegje të ndryshme.

Ajo theksoi se mbështet plotësisht zgjedhjet e tyre dhe dëshiron që ata të ndjekin ëndrrat personale.

“Çdo gjë është në rregull. Dua që ata të jenë të lumtur, të shkojnë ku të duan dhe të bëjnë atë që duan”, u shpreh ajo.

Ylli i muzikës shtoi se ka shkruar vetë mesazhet për “albumet e kujtimeve” , një proces që e ka prekur emocionalisht.

“Kur po ju them, lotët… më duheshin dy ditë për t’i shkruar ato gjëra”, tha ajo.

Pavarësisht famës së saj, Lopez u shpreh se do t’i ndihmojë vetë fëmijët në zhvendosjen në konviktet e kolegjit.

“Absolutisht. Oh, po. Unë i bëj të gjitha gjërat”, u përgjigj ajo.

Ajo shtoi me humor se shpreson që përvoja në konvikte t’i bëjë të mungojnë shtëpia më shpejt, duke i inkurajuar të kthehen shpesh.

Në fund, Lopez foli edhe për jetën e saj personale, duke thënë se pas divorcit nga Ben Affleck në vitin 2025 është e lumtur dhe në një fazë të qetë të jetës së saj.

“Jam mirë tani. Jam e lumtur”.

Jennifer Lopez ka pasur një jetë personale shpesh në vëmendjen e mediave. Ajo është martuar disa herë dhe ka qenë në lidhje të njohura publike gjatë viteve, duke përfshirë edhe marrëdhënien me aktorin Ben Affleck, me të cilin u ribashkua dhe u martua sërish vite më vonë.

Ajo është nënë e binjakëve Max dhe Emme, të cilët i ka me këngëtarin Marc Anthony. Lopez shpesh ka theksuar se familja është prioriteti i saj kryesor dhe se, pavarësisht angazhimeve në karrierë, roli i nënës mbetet më i rëndësishmi për të.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.