🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Kanadaja shkëput varësinë ekonomike nga SHBA-ja: Ajo kohë ka marrë fund

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi të martën se vendi i tij do të përshpejtojë zvogëlimin e varësisë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Deklarata erdhi pasi hynë në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Kanadaja tani po pret përgjigjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

“Në shumë fusha, ata kërkonin varësi dhe jo një partneritet të vërtetë ekonomik”, tha Carney në një video të publikuar të martën, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Ai paraqiti planin e qeverisë për përballimin e luftës tregtare. Sipas tij, katër dekada integrimi më të thellë ekonomik e kanë bërë Kanadanë tepër të varur nga SHBA-ja.

Lufta tregtare nisi pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Ai vendosi një varg tarifash ndaj mallrave kanadeze, pavarësisht marrëveshjes tregtare të Amerikës së Veriut.

Sipas raportimit të Associated Press, shumë prej këtyre tarifave e shkelin marrëveshjen e negociuar gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Përkeqësimi i marrëdhënieve është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të lidhjeve të ngushta mes dy vendeve. Ekonomitë e tyre janë të integruara, ndërsa bashkëpunimi për mbrojtjen dhe sigurinë ka qenë i gjerë.

Para përkeqësimit të raporteve, rreth 400 mijë njerëz kalonin çdo ditë kufirin ndërmjet Kanadasë dhe SHBA-së.

Carney pranoi se masat e fundit tregtare amerikane do të shkaktojnë pasoja afatshkurtra. Megjithatë, ai tha se Kanadaja duhet të përshpejtojë investimet, zhvillimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e partneriteteve tregtare.

Kryeministri kanadez pranoi se ndryshimi do të jetë i kushtueshëm, por paralajmëroi se mosveprimi do të kushtonte më shumë.

“Gjatë një viti e gjysmë të fundit, ne e kemi orientuar ekonominë drejt partnerëve të besueshëm”, deklaroi ai.

“Ishte biznes i lehtë, por nënkuptonte se mbështeteshim tepër te një partner ekonomik. Ajo kohë ka marrë fund”, përfundoi Carney.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.