⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 83.09 ▲0.95%
ARI 3,628 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $61,530 ▼ -1.31% ETH $1,741 ▼ -1.37% XRP $0.9543 ▼ -1.43% SOL $72.2300 ▼ -1.07%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 83.09 ▲0.95 % ARI 3,628 ▼3.04 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 83.09 ▲0.95 % ARI 3,628 ▼3.04 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

I ftuar në Euronews, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli lidhur me luftën çlimitare të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Ai u shpreh se përpjekjet kanë synuar ta paraqesin luftën çlirimtare si një veprimtari banditeske, duke u mbështetur në narrativat e ndërtuara ndër vite, të cilat, sipas tij kanë rënë.

Karamuço shtoi se gjatë procesit të gjykimit një pjesë e dëshmive të përdorura për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së u dhanë nga spiunë shqiptarë. Ai theksoi se ata kanë ‘dredhur’ deklarimet e tyre sa herë kanë dashur sipas parave të marra nga Serbia.

“Nga një luftë çlirimtare të kthehet në një luftë banditeske. Që ranë të dy narrativat. Pra narrativa e ISIS-it që këta janë fundamentalistë islamik se kështu u fut fryma në fillim dhe ishte urgjent deklarata e Shteteve të Bashkuara dhe ndihma që u dha nga oficerë të inteligjencës në atë kohë që thanë mos bashkëpunoni me Iranin se sapo të vinin armët nga Irani doni të furnizonin në atë kohë UÇK, menjëherë ata do thonë i morën nga terroristë.

Dhe e dyta ishin çështjet e trafikimit të organeve dhe qenia njerëzore është thënë shumë pak dhe ajo tjetër. Nuk rezultoi. Madje u kënaqën këta se vajtën në një shtëpi diku këtej nga Burreli, nga vajtën. Po panë një njollë gjaku në kat dytë. Dhe eureka dhe tani e gjetëm. U bën nami. Filluan të çanin telefonat në atë kohë. I kishin dhe satelitor nga këto që hapen këtu me dhe ndërkohë ajo doli që ishte një lindje që kishte bërë një grua aty, nuse e shtëpisë.

Ata i bënin për këtë qëllim dhe u morë çertifikata kur kishte lindur fëmija, u bënë analiza të tjera me spektër me këto për të parë vjetërsia e kësaj e asaj dhe rezultoi që ishte e njëjtë. Pra shikoni se çfarë angazhim që ta ktheni në një lëvizje banditeske luftën çlirimtare. Dhe kjo i ra plotësisht dhe tani ajo që ka ngelur është hajde të manipulojmë dëshmitarët.

Për mua janë shumica, kemi diskutuar dhe njëherë me zotin Peka, janë shumica, janë kontigjentë të spiunësh të UDB-së që e kanë dredhur sa herë ju ka dashur deklarimet e tyre, çdo gjë vetëm përkundrejt atij çengeli, asaj firme dhe atyre parave që kanë marrë nga Beogradi se kjo nisi në Rusi.

Dokumentacioni u dha nga Ministria e Brendshme Beogradit siç e kemi thënë, por kemi dhe këta ushtrinë e vegjël të spiunëve fatkeqësisht shqiptarë që e ndihmuan këtë proçes jashtë masë shumë”, tha Karamuço.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.