⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.82 ▲2.75%
ARI 4,109 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,938 ▼ -1.67% ETH $2,410 ▼ -1.78% XRP $1.3293 ▼ -1.42% SOL $103.8200 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Kaso: Rinovimi i PD-së nuk mbeti slogan, 60% e Këshillit Kombëtar përbëhet nga të rinj dhe gra

Sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, komentoi ripërtëritjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

“Të rinj e të reja, gra dhe vajza që përbëjnë pothuajse 60% të Këshillit, që është organi më i lartë drejtues i demokratëve. U pa që nuk ishte thjesht një slogan “Ripërtëritja”, por ishte përpjekje serioze për një rinovim për qarkullim elitash brenda PD-së. Kjo i shërben energjizimit të aktivitetit politik, ky ka qenë qëllimi të paktën nga organet drejtuese”, tha Kaso në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN.

“Të gjitha proceset i kemi me votë, e kemi detyrim statutor. Edhe kur ishim në agresionin më të madh nga kundërshtari politik, pas shpalljes non grata të Sali Berishës me investim të Edi Ramës, kur na u mor vula dhe sigla, ne i kemi bërë këto procese. Kështu që, per ne janë procese të natyrshme nga të cilat nuk heqim dorë”, shtoi Kaso.

Kur u pyet cilat janë risitë kryesore që sjell statuti i ri dhe si funksionon Partia Demokratike tani me këto ndryshime, Kaso u përgjigj: “Risia kryesore e statutit, le të themi, përveç rritjes së kuotës mbrojtëse për gratë dhe vajzat dhe për të rinjtë e të rejat, të cilët përfitonin prej kuotave në Partinë Demokratike, por tashmë kemi shkuar tej asaj që është edhe minimumi i parashikimit që garanton ligji zgjedhor. Pra, nëqoftëse ligji zgjedhor e garanton 30%, neve jo vetëm e adoptuam masën 40% të përfaqësimit, por edhe e bëmë realitet në përzgjedhjen e organit më të lartë drejtues dhe një vend të veçantë gjithashtu zuri çështja e diasporës, çka shkonte në një linjë me platformën për organizimin e strukturave në diasporë që ne e paraqitëm në Kuvend. Pra, krijuam Këshillin Kombëtar të Diasporës, një organ i cili mblidhet nën përgjegjësinë e kryetarit të partisë të paktën një herë në vit dhe i cili ka aftësinë që të adoptojë vetë mekanizmat dhe format e organizimit të diasporës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.