☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,568 ▲ +0.82% ETH $2,254 ▲ +0.68% XRP $1.2511 ▲ +0.1% SOL $95.6800 ▲ +0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

KATAR – Vdes ish-emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani

KAJRO, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-emiri i shtetit të Gjirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

”Vdekja e tij është një humbje e madhe për kombin”, tha sot zyra e emirit.

Sheikh Hamad sundoi shtetin e Gjirit për gati 20 vjet, nga viti 1995 deri në vitin 2013, dhe ishte babai i emirit aktual, Tamim bin Hamad Al Thani.

Ai ia kishte marrë pushtetin babait të tij në një grusht shteti pa gjakderdhje dhe ia kishte dorëzuar vullnetarisht të birit në vitin 2013, një veprim i pazakontë në monarkinë trashëgimore.

Sheikh Hamad reformoi dhe modernizoi shtetin e vogël në Gjirin dhe gjithashtu zgjeroi ndjeshëm ndikimin e tij diplomatik.

Nën udhëheqjen e tij, prodhimi i gazit natyror u zgjerua ndjeshëm dhe Katari tani është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë.

Ai tërhoqi investime në vend dhe gjithashtu siguroi Kupën e Botës FIFA 2022, për të cilën vendit iu dhanë të drejtat e organizimit në vitin 2010.

Sheikh Hamad themeloi gjithashtu kanalin e lajmeve ”Al Jazeera”, tani një nga transmetuesit më të rëndësishëm dhe me ndikim në botën arabe.

Ai la pas tre gra, me të cilat pati gjithsej 24 fëmijë.

Dinastia Al Thani mori pushtetin në Katar në shekullin XIX.

Vendi ishte një protektorat britanik deri në fitimin e pavarësisë në vitin 1971./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.