🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,397 ▲0.82%
DOW 49,642 ▲0.09%
NASDAQ 26,167 ▲1.4%
NAFTA 95.80 ▲1.04%
ARI 4,717 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,967 ▲ +0.27% ETH $2,291 ▲ +0.19% XRP $1.3939 ▲ +0.39% SOL $89.4900 ▲ +1.45%
S&P 500 7,397 ▲0.82 % DOW 49,642 ▲0.09 % NASDAQ 26,167 ▲1.4 % NAFTA 95.80 ▲1.04 % ARI 4,717 ▲0.14 % S&P 500 7,397 ▲0.82 % DOW 49,642 ▲0.09 % NASDAQ 26,167 ▲1.4 % NAFTA 95.80 ▲1.04 % ARI 4,717 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
roze

Katy Perry nën hetim pas akuzës për sulm seksual – Tv Klan

Autoritetet australiane thonë se kanë nisur një hetim për një incident të vitit 2010 që përfshinte aktoren e serialit “Orange Is the New Black”, Ruby Rose. Më herët këtë javë, në rrjetet sociale, ajo akuzoi këngëtaren Katy Perry për sulm seksual.

Akuza lidhet me një incident që Rose tha se ndodhi në një klub nate në Melbourne në vitin 2010, të cilin Perry e ka mohuar që prej asaj kohe.

Policia e Viktorias konfirmoi për CNN në një deklaratë se zyrtarët nga Ekipi i Hetimit të Krimeve Seksuale dhe Abuzimit të Fëmijëve në Melbourne po hetojnë pretendimin e Rose, që lidhet me një incident që dyshohet se ka ndodhur në zonën qendrore të biznesit në Melbourne.

Perry i ka mohuar akuzat përmes përfaqësuesit të saj, i cili i tha CNN-së në një deklaratë, përpara se të shpallej hetimi, se pretendimet e Rose janë “kategorikisht të rreme” dhe “gënjeshtra të rrezikshme dhe të pamatura”.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Rose nuk iu është përgjigjur kërkesave të shumta me email të CNN-së për koment.

Rose e bëri për herë të parë këtë akuzë në fillim të kësaj jave, teksa iu përgjigj një artikulli për Perry-n të publikuar në rrjetet sociale nga revista Complex. Artikulli lidhej me reagimin viral të Perry-t ndaj performancës së Justin Bieber në festivalin e muzikës Coachella.

“Katy Perry më sulmoi seksualisht në klubin e natës Spice Market në Melbourne. Kujt i intereson çfarë mendon ajo”, shkroi Rose në postimin, tashmë të fshirë. Komenti tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe shkaktoi debat mes ndjekësve të të dyja artisteve.

Këtë të martë, ajo tregoi se kishte vendosur të paraqiste një kallëzim penal dhe se nuk mund ta diskutonte më publikisht çështjen.

“Kjo është një kërkesë standarde nga policia dhe, në shumë mënyra, është një lehtësim i madh. Mund të filloj procesin e shërimit tani”, shkroi Rose.

Ruby Rose u bë e njohur ndërkombëtarisht për rolin e saj në serialin “Orange Is the New Black”, ndërsa Katy Perry është një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop në dy dekadat e fundit.

Për shkak të profilit të lartë të të dyja figurave publike, rasti ka marrë vëmendje të gjerë mediatike në Australi dhe jashtë saj.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.